Futboll Sport

DISTFATA NË FINALEN E “EURO 2020″/ Mbrojtësi Maguire: Jemi të shkatërruar, të humbasësh penalltitë është…

Harry Maguire bëri një turne fantastik, por nuk e ndihmoi dot Anglinë që ta fitonte trofeun e parë pas 55 vitesh.

“Jemi zemërthyer, të zhgënjyer, djemtë janë të shkatërruar. Dhamë gjithçka në fushë. Ne luajtëm më mirë pjesën e parë, ata dominuan të dytën.

Shtesa ishte e hapur. Të humbasësh me penallti është zhgënjyese. Dhe nuk erdhëm në këtë stadium për të humbur. Donim të sillnim trofeun në shtëpi dhe ishim të pafat”, tha qendërmbrojtësi i Mançester Junajtidit.

“Urime Italisë, është një skuadër e shkëlqyer dhe ishte fantastike gjatë gjithë turneut. Mund t’i kishim ndëshkuar sërish në pjesën e parë, ndërsa në të dytën duhet të tregoheshim më të guximshëm”, përfundoi mbrojtësi.

Related posts

PËRGJAKET INTER-NAPOLI/ 4 tifozë në spital, 1 në gjendje të rëndë

F.autor

PRAPASKENAT E MASHTRIMIT ME RROGAT/ Gjykata refuzoi akordin me Juventusin. Pritet heqje pikësh, mund të mbetet jashtë Europës

F.autor

SPEKTAKLI I MARCELO/ Stopim me thembër dhe gol 50 metra distancë, në ballkon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment