Futboll Shqipëri Sport

“NUK KAM NDONJË GJË PERSONALE ME ASKËN”/ Presidenti Duka: Shakohoxha? Kam përballë një komentator…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u pyet për një kandidim të mundshëm për kreun e FSHF-së të ish-komentatorit dhe gazetarit të njohur Dritan Shakohoxha. Presidenti i FSHF-së ka deklaruar se përballë ka një komentator:

Është shpejt. Kemi edhe një vit. Do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë. Do vazhdoj të punoj si ditën e parë. Unë inkurajoj çdo njeri që mendon se mund të japë një kontribut publik që ta bëjë atë.

Sepse në fund të fundit do sakrifikojë nga koha e vet. Pa dyshim që mund të ketë edhe të tjerë. Të gjithë janë të mirëpritur dhe do japin kontributin e vet. Nuk e di nëse ka apo nuk ka ngjyrime politike. Nuk mund të bëj kështu deklaratash

Gazetari – “Përballë keni një gazetar”

Armand Duka – “Komentator”

Gazetari – “Pse jeni ftohur?”

Armand Duka – “Nuk kam ndonjë gjë private apo personale me askënd. Me dikë bëhet një miqësi më shumë me dikë më pak. Nuk ka lidhje ftohja dhe ngrohja e marrëdhënieve me drejtimin e Federatës.”, tha Armand Duka për “ABC News”.

Related posts

“ËSHTË GATI TË BËJË DIFERENCËN”/ Trajneri Martinez: Ja çfarë do të shihni nga Hazard në javët e ardhshme

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME FIORENTINËN/ Arsenal ofron shifrën e “çmendur” për golashënuesin aktual të Serisë A…

Delo.autor

E BUJSHME/ Lojtari me origjinë shqiptare firmos parakontratë me klubin turk, ja ku do luajë sezonin e ardhshëm…

Delo.autor

Leave a Comment