Futboll Seria A Sport

“DO TË BËJ GJITHÇKA PËR TA MUNDUR…”/ Calabria zbulon ëndrrën dhe paralajmëron “tradhtarët”

Davide Calabria, mbrojtësi i djathtë i Milan-it, ka dhënë një intervistë interesante për Corriere dello Sport.

Objektivi – “Në vitin 2022 është Botërori dhe shpresoj të jem. Fanella axurre është një objektiv i imi. Shpresoj të jem pjesë e grupit: do të varet gjithçka nga ana e rendimentit tim”, ka thënë Calabria.

Lamtumirat – “Donnarumma te PSG? Mbetemi miq, edhe pse karrierat tona kanë marrë dy rrugë të ndryshme. Nëse ka bërë zgjedhjen e duhur për karrierën e tij duke shkuar te PSG, këtë do ta shohim”.

Në lidhje me transferimin e Calhanoglu tek Inter:

“Nëse ka menduar se ishte zgjedhja e drejtë, ka bërë mirë që ka shkuar tek Inter. I uroj më të mirën dhe do të jem i gëzuar të përballem me atë në derbi,  por të jeni të sigurt se do të bëj gjithçka për ta mundur”.

Related posts

NË KËRKIM TË “TOPIT TË ARTË”/ Mësohen 30 kandidatët, kush fiton?

F.autor

SFIDA NDAJ CROTONE-S/ Lajm i mirë për “Kuqezinjtë”, titullari mposht COVID-19 dhe del në stërvitje

Delo.autor

E ÇUDITSHME NË ANGLI/ Ja momenti kur mesfushori i Chelsea-t përplas arbitrin gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment