Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Gareth Bale kthehet te Real Madrid, por humb numrin “e tij”

Gareth Bale do të ribashkohet me Carlo Ancelotti-n te Real Madrid në këtë sezon, pas huazimit te Tottenham.

Mund të jetë një fillim i ri për Bale ose një fund i ngadaltë.

Aventura e dytë e uellsianit te Los Blancos, në fakt, ka filluar me një lajm të keq.

Siç ka bërë të ditur AS, Bale ka mbetur pa numrin e tij 11 të fanellës. Ai numër që e ka shoqëruar në vitet e arta me Los Blancos.

Faji, nëse kështu mund ta quajmë, është e Asensio-s, i cili ka zgjedhur pikërisht atë numër.

Bale, ashtu si të gjithë lojtarët e kthyer nga huazimi, kanë qenë të detyruar të zgjedhin mes numrave të mbetur dhe, në rastin e uellsianit, vendimi nuk është marrë akoma.

Kështu, për momentin, Bale është pa një numër fanelle dhe nëse Asensio nuk do t’i bëjë një nder, zgjedhja e tij do të duhet të jetë mes 14-ës dhe 16-ës, dy të vetmit të mbetur të lirë.

Related posts

E BUJSHME/ Mourinho refuzoi 12 milionë paund nga Reali, ja si spanjollët i ofruan bonus për të mos firmosur

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Takim me menaxherin, Juventus tenton të joshë kampionin e Europës

Delo.autor

E BUJSHME/ Elon Musk kërkon të blejë Manchester United

F.autor

Leave a Comment