Futboll Seria A Sport

“DO TË JETË NJË SEZON I HAPUR, POR…”/ Zola zgjedh favoriten për titullin dhe surprizën e Serisë A

Gianfranco Zola ka dhënë mendimin e tij në lidhje me sezonin e ardhshëm të Serisë A në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.

“Do të jetë një sezon shumë i hapur, i pasigurt. Shikoj ekuilibër mes të mëdhave. Inter është favorite për titullin, unë i vendos gjithmonë kampionët në fuqi në pole position. Më pas janë Milan, Juventus, Napoli dhe Atalanta. Kujdes edhe nga Roma dhe Lazio, do të na argëtojnë”, ka thënë Zola.

Në lidhje me surprizat e mundshme:

“Po të ishte akoma De Zerbi, do të thoja Sassuolo. Uroj që të jetë Cagliari im, pas një sezoni gjatë të cilit më ka frikësuar pak”, ka thënë ish-numri 10 i kuqebluve.

Related posts

BARAZIM ME GOLA/ Milan shmang humbjen ndaj Udineses në frymën e fundit falë Kessie

Delo.autor

Kosova për fitore në Maltë, Challandes: Dua motivim si në Prishtinë!

Isa.Autor

Hysaj i dëmtuar? Vjen një tjetër lajm i rëndësishëm për gjendjen e lojtarit

Q.Autor

Leave a Comment