Futboll Sport

“NUK LUFTOJMË PËR MBIJETESË”/ Mbrojtësi Zguro: Pata disa oferta, ja pse qëndrova në Korçë

Zguro rikthehet të marrë vendin e rëndësishëm te Skënderbeu i tij, vend të cilin e udhëhoqi për gjashtë muaj në sezonin e kaluar. Pas një dileme të gjatë qëndrimi apo largimi drejt kampionateve të tjera, pogradecari vendosi të zgjedhë Korçën edhe për faktin se këtë sezon do të jetë krejt ndryshe nga ai që shkoi.

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi i krahut të majtë tregon arsyet pse u bind të qëndronte në Korçë dhe pritshmëritë, sipas tij, të sezonit të ri nën drejtimin e Memellit.

Zguro edhe një vit në Korçë. Ishte ky mesazhi i atij postimi?

Po, është e vërtetë, do të jem edhe një tjetër sezon në Korçë dhe do të vijoj të jem pjesë e Skënderbeut në sezonin e ri. Kam rënë dakord me presidentin, sikundër ju e keni marrë vesh më herët dhe do të vijoj të jap kontributin tim për Skënderbeun në sezonin e ri.

Tashmë keni parë ekipin nga afër, si ju duket kjo skuadër?

Faktikisht, të them të vërtetën, ajo që më pëlqen është fakti se jemi grupi që ishim vjet, por me pak përforcime. Kjo do të thotë se duhet të prisni një Skënderbe më të fortë këtë sezon. E them një gjë të tillë pasi ne bëjmë vitin e dytë që luajmë së bashku dhe çdo gjë do të ecë më së miri.

Keni qenë shpesh i lakuar për largim nga Korça, si qëndron e vërteta?

Të them të drejtën kam pasur shumë interesime, si nga jashtë Shqipërisë, ashtu edhe brenda saj. Për të thënë të drejtën, ofertat ishin konkrete, por nuk arritëm dot të finalizonim atë më të mirën dhe më kryesoren. Për këtë vendosa që të qëndroj këtu.

Keni thënë që në Shqipëri luani vetëm për Skënderbeun. Dashuri apo çfarë?

Pasi kalova gjashtë muaj mjaft të mirë në sezonin, e kaluar e kisha të pamundur që të largohesha për një tjetër ekip shqiptar. Kisha dhe një akord me presidentin Takaj dhe ja ku jam këtu.

Skënderbeu i këtij sezoni do të jetë më lart apo do të shohim sërish në ujëra të trazuara?

Nuk besoj se do të mund të ndalemi për të notuar në ujëra të trazuara edhe këtë sezon. Këtë gjë e them me bindje, pasi jemi një ekip i formuar tashmë dhe e dimë mjaft mirë vlerën tonë. Besoj se do të jemi në pjesën e sipërme të renditjes dhe këtë e them për shkak të cilësive që kemi si ekip. Megjithatë, do t’ia lemë fushës për të treguar vërtet se çfarë jemi në gjendje të bëjmë.

Related posts

GATUSSO MERR LAJMIN E KEQ/ U dëmtua në fillim të ndeshjes, ja kur kthehet

Delo.autor

PËRGATITET PËR LARGIMIN NGA BARCELONA/ Coutinho zgjedh klubin e ri, ja ku preferon të transferohet…

Delo.autor

E BUJSHME/ Mourinho kërkon dy yje të Realit në këmbim të një 22-vjeçari

Isa.Autor

Leave a Comment