Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Broja luan shansin e artë tek Chelsea, sulmuesi i Kombëtares qëndron tek ekipi i parë nëse…

Çelsi është në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror, por për momentin të gjitha opsionet janë të ngrira për londinezët.

Objektivi kryesor, Robert Levandovski shumë shpejt pritet të rinovojë me Bajern Mynih dhe pse mund të tundohet ende nga transferimi tek një klub tjetër. Bavarezët kanë gjetur marrëveshjen me agjentin e sulmuesit polak dhe shumë shpejt mund të hidhet e zeza mbi të bardhë.

Objektivi tjetër, Erling Haland kushton shumë. Plot 138 milionë euro kërkon Dortmundi për shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar, dhe në kohë të tillë krizash janë shumë. Çelsi nuk kërkon të privohet nga kjo mundësi dhe londinezët janë hedhur në kërkim të një alternative tjetër.

Për Herri Kejn konkurrenca e Sitit është e madhe, dhe vetë vullneti i lojtarit është të transferohet tek “qytetarët”. Me largimin e Zhirus dhe tani në skuadër numri i sulmuesve është reduktuar dhe kjo është një mundësi e artë për sulmuesin e Kombëtares, Armando Broja që të tregojë vlerat e tij. Në rast se Çelsi nuk nënshkruan asnjërin nga këta sulmues, Broja do të mbetet në ekipin e parë dhe do të luajë shanset e tij në një prej kampionateve më të forta në botë.

Related posts

PANIK TEK TIRANA/ trajneri Ze Maria nuk paraqitet në stërvitje

Isa.Autor

YLLI KA SHKRUAR HISTORINË E KLUBIT/ PSG vendos të nxjerr në shitje sulmuesin 32-vjeçar…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Teuta. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment