Futboll Sport

E BUJSHME/ Ish-futbollisti i Barcelonës gati të marrë drejtimin e ekipit ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares

Pas largimit të Vinçenzo Italianos drejt Fiorentinës, Specia është vënë pas një trajneri dhe emri më i përfolur për momentin është ai i Tiago Motas.

Ish-futbollisti i Interit dhe Barcelonës ka dalë si një emër surprizë ditën e sotme. Lajmin ë bëri të ditur eksperti Xhanluka Di Marzio duke treguar dhe disa detaje shtesë mbi këtë marrëveshje që pritet të konkretizohet.

Te Specia aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli duke qenë një ndër shtyllat e ekipit.

Kjo do të ishte puna e tretë si trajner për ish-mesfushorin i cili pas një eksperience të shkurtër me të rinjtë e PSG-së dhe Xhenoan është pranë rikthimin në Serinë A.

39-vjeçari ka luajtur për disa skuadra të mëdha në karrierë si PSG, Inter, Atletiko Madrid e Barcelona teksa u tërhoq nga futbolli në vitin 2018.

Related posts

“AI KA AFTËSI TË SHËNOJË GOLA”/ Guardiola nuk nxjerr nervat: Uroj kapitenin e Liverpoolit për çmimin!

Delo.autor

ISHTE HEROI I TRIUMFIT TË PSG/ Shikoni si Neymar sulmohet nga tifozët (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

MODELJA SEKSI/ Trapp me fat: Izabel Goulart është një vepër arti (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment