Futboll Sport

Cristiano Ronaldo: Shpresoj që djali im të bëhet si unë

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka thënë se shpreson që djali i tij, Cristiano Jr, të bëhet po aq konkurrues sa vetë ai dhe të ndjekë hapat e tij.

“Cristiano Jr është shumë konkurrues, më ngjan mua kur isha fëmijë. Nuk i pëlqen të humbasë dhe do të bëhet si unë, jam 100% i sigurtë,”-tha CR7.

Cristiano pranoi se dëshiron ta shohë djalin e tij të bëhet futbollist por që nuk do ti ushtrojë  presion për ta arritur këtë gjë.

8-vjeçari ka treguar aftësi mbresëlënëse në futboll, duke treguar se do të bëhet njësoj si babai i tij kur të rritet.

“Më pëlqen t’i mësoj atij disa gjëra, por ai do të bëhet gjithçka që dëshiron dhe unë do ta mbështes atë gjithmonë,”-shtoi Cristiano.

“Por sigurisht që dua që Cristiano Jr të bëhet një lojtar futbolli. Ai ka trup të mirë, është i shpejtë, ka aftësi, ai godet mirë. Por, siç e dini, ai do të marrë vendimin e tij dhe është kaq i ri. Nuk do t’i bëj presion atij, por natyrisht që ëndërroj ta shoh djalin tim një futbollist.”

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Shehi zgjedh më të mirët, Martini bën manovra me sulmin. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

I SKADON KONTRATA ME NAPOLIN/ Sulmuesi belg pret të blehet nga gjiganti i Serie A…

Delo.autor

Inter- Lazio, zikaltërit i frikësohen së kaluarës

Q.Autor

Leave a Comment