Futboll Sport

SITUATA DEL JASHTË KONTROLLI NË ITALI/ Festë “topless”, përdhunime, qindra të plagosur dhe një i vdekur (VIDEO)

Mund të kuptohej që një pritje 53-vjeçare për trofeun e Europianit mund të sillte një eufori shumë të madhe në radhët e italianëve, ndonëse nga trofe i fundit i rëndësishëm ka kaluar shumë më pak kohë, duke qenë se ngritën trofeun e Kupës së Botës në vitin 2006.

Por, me sa duket, shthurja ka shkuar edhe shumë më tej pritshmërive, me forcat e rendit në qytete të ndryshme, të cilat e kanë pasur të vështirë të parandalojnë mjaft shfaqje të pakëndshme, ndonëse festa nuk ka qenë kudo e rrezikshme apo jashtë standardeve. Gjithsesi, më shumë sesa policia, ai që ka vuajtur mbrëmjen e së dielës ka qenë shërbimi i ambulancave, ku telefonatat për persona në gjendje të fikëti nga alkooli i tepruar ka qenë shqetësimi më i madh.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as plagosjet, teksa në të gjithë Italinë raportohet për afro 150-170 të tilla. Zona më problematike ka qenë Milanoja, me 15 plagosje, nga të cilat 3 në gjendje të rëndë. Por, fatkeqësitë më të mëdha janë raportuar në Alesandria, ku është raportuar edhe i vdekuri i vetëm (plus 4 të plagosur), pas një aksidenti ballor automobilistik që ka përfshirë dy makina.

Plagosje të rënda pas disa sherreve me thika ka pasur në Empoli, por edhe në Kazerta, ndërsa në Xhenova është denoncuar një përdhunim.

Sipas burimeve italiane, një 34-vjeçar pakistanez ka ushtruar dhunë seksuale ndaj një 18-vjeçareje dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë, xhiro nëpër rrjetet sociale kanë bërë edhe shumë skena, ku mjaft vajza, ndoshta nën dozën e lartë të alkoolit, kanë parakaluar “topless” në makina, ndonëse ato janë ndaluar dhe gjobitur nga policia në Romë dhe në Milano. Për sa u përket forcave të rendit, nuk raportohen plagosje, pavarësisht se lëndimet e vogla nuk kanë munguar.

Related posts

“ISHTE NJË NDJESI SHUMË…”/ Sane: I lumtur që zgjodha Bayren, këtu kanë luajtur shumë kampionë

Delo.autor

Supersfida Juve-Milan, publikohen formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Zyrtare/ FIFA konfirmon ankesën e Atleticos ndaj Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment