Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Real Madridi i dorëzohet krizës në merkato. Të gjithë lojtarët janë në shitje

Real Madridi po përjeton një moment tranzicioni. Vështirësitë ekonomike të klubit spanjoll po shënjojnë fuqishëm merkaton në hyrje të klubit të drejtuar nga Florentino Perez, tek i cili kësaj vere ka mbërritur vetëm Alaba si transferim falas. Në Spanjë, tifozët e “Los Blancos” nuk e morën shumë mirë shitjen e Varane te Manchester United për 50 milionë euro, teksa një shtyllë tjetër e mbrojtjes largohet pas Sergio Ramos. Një shenjë e qartë se si po reduktohet skuadra në dispozicion të trajnerit Ancelotti.

Sipas asaj që kanë shkruar mediat spanjolle, Real Madridi nuk do të donte të shtonte elementë të tjerë për të forcuar mbrojtjen. Përveç kësaj, Perez ka hapur shumë negociata për lojtarët në largim këtë verë. “Onda Cero”’ theksoi sesi Real Madridi i ka futur të gjithë lojtarët në tregun e transferimeve tani. Një vendim i diktuar nga nevoja për të fituar para dhe për t’u përballur me krizën e thellë financiare që aktualisht po ia merr frymën klubit të Florentino Perez.

\Manovra e Merengeus, megjithatë, është e qartë: shet vetëm me çmimin e duhur. Edhe nëse është e çuditshme të shohësh një hapje të këtij kalibri nga një klub aq i famshëm sa Real Madridi, i cili gjithmonë ka bërë që merkatoja e milionerëve të jetë arma e tij fituese.

Tani për tani të gjithë lojtarët e Real Madridit janë në shitje. Kjo padyshim nuk do të thotë që Perez dëshiron të heqë qafe lojtarët e tij më të mirë, por që të gjitha ofertat do të dëgjohen, nëse ato arrijnë, për çdo lojtar në skuadër. Që nga Benzema te Courtois dhe Casemiro, të gjithë lojtarët mund të bëjnë gati valixhet dhe të largohen nga Madridi këtë verë. Tre shembuj të lojtarëve që kanë ende një pagë shumë të lartë, të cilëve do t’iu afroheshin sot vetëm klube vërtet të afta për të përballuar kësi shpenzimesh, janë: PSG dhe Manchester City.

Real Madridi e ka kuptuar se nuk ka oferta për ata lojtarë që konsiderohen të tepërt prej ca kohësh si Isco, Marcelo, Luka Jovic, Gareth Bale apo Mariano Diaz. Shkaku kryesor është gjithmonë ai i pengesës që përfaqësojnë pagat e pasura të këtyre lojtarëve. Shitja e Varane, theksojnë tifozët e Real Madridit në mediat sociale, përfaqëson të katërtin më të shtrenjtë në vitet e fundit, pas Cristiano Ronaldo (100 milionë te Juve), Morata te Chelsea (80 milionë) dhe Di Maria te Manchester United (75 milionë) që largohet.

Për disa, paratë e mbledhura nga Florentino Perez nga shitja e Varane mund të investohen përsëri, për të përgatitur sulmin ndaj Kylian Mbappé. Sidoqoftë, është e vështirë të parashikohet një përpjesëtim i tillë për këtë Real Madrid. “Marca”, ditët e fundit ka zbuluar se janë tepricat me paga të shtrenjta, ato që e shqetësojnë Perez. Florentino do të donte t’i hiqte qafe duke i dhënë gjithashtu në hua, por duke kursyer diçka në pagesa.

Në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje të mendojë për blerjen e Mbappé, i cili megjithatë kushton të paktën 180 milionë. Më e besueshme mbetet blerja e tij vitin e ardhshëm, si një transferim falas, duke e përdorur këtë sezon pikërisht për të shitur ata lojtarë të tepërt që peshojnë aq shumë në buxhetet e klubit madrilen.

Related posts

TRIUMFOJNË NË “SELMAN STËRMASI”/ Kampionët mposhtin Skënderbeun dhe marrin kryeun

Delo.autor

FRIKË TEK BAYERN/ Real Madrid po përgatit ofertën për mbrojtësin gjerman

Isa.Autor

Pejic “ende në linjë” me Kastriotin, klubi gjen zgjidhjen për stadiumin

Isa.Autor

Leave a Comment