Futboll Seria A Sport

ARRIHET AKORDI/ Juventus vazhdon me largimet, Verona siguron mbrojtësin Pjaca. Ja formula…

Diçka po lëviz sidomos në emrat në dalje. Pas kalimit zyrtar të Marko Pjaca te Torino, Juve vazhdon të “shkurtojë” skuadrën.

Lojtari i dytë që largohet nga Continassa është Gianluca Frabotta, i cili do të shkojë në Verona në huazim me të drejtën e blerjes.

Kjo përfundon atë që ishte një telenovelë e vogël e tregut të nivelit të dytë te Juventus: së pari afër Baselit, pastaj Genoas, më në fund një hap larg nga Atalanta, e cila ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e lojtarit.

Pasi kalimi nën urdhërat e Gasperinit u zbeh, ishte Verona ajo që mbylli goditjen.

Frabotta i jep lamtumirë grupit të Max Allegri pasi kishte punuar për një kohë të gjatë për të kaluar dëmtimin dhe pa zbritur në fushë kundër Cesena për shkak të sanksionit disiplinor për shkak të një vonese (si Nicolò Fagioli dhe Alessandro Di Pardo, që nga ana tjetër tashmë ka shkuar në Vicenza).

Related posts

Nga bojkoti i TKZ-së, te skema e Superiores: Duka hap ”kartat”

Sadik.Autor

Tramezzani gjen ekip të ri, gati kalimi në Seria B

Q.Autor

FORMULA 1/ Ferrari prezanton bishën. Leclerc i mahnitur me makinën: Më pëlqen shumë

Delo.autor

Leave a Comment