Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Vendim i papritur i Interit, largon nga skuadra sulmuesin titullar të Shqipërisë U-17

Klubet italiane janë kthyer prej kohësh në streha të shumë futbollistëve shqiptarë, jo vetëm në ekipet e para, por edhe në akademitë e tyre, duke rritur breza të cilët më pas japin kontributin e tyre me ngjyrat kuqezi. Por për një prej atyre që vlerësohen si talente nga FSHF, rrugëtimi i tij në radhët e Interit ka përfunduar këtë verë.

Flavio Sulejmani, sulmuesi titullar i përfaqësueses U17 në turneun miqësor që zhvilloi një muaj më parë, ka marrë lajmin se kontrata e tij me zikaltërit nuk do të rinovohet dhe se ai nuk do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve te ky klub.

Sulejmani ishte pjese e ekipit U17 të Interit bashkë me djaloshin nga Malisheva, Federik Tosku, por të dy janë lënë të largohen si lojtarë të lirë nga zikaltërit, për të kërkuar kështu një sistemim të ri në futbollin italian apo edhe jashtë tij. Sigurisht që ky ishte një lajm jo i mirë për përfaqësuesen shqiptare U17 e cila është në procesin e ndërtimit të brezit të futbollistëve që do të marrin pjesë në eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe në muajin tetor.

Related posts

SFIDA NDAJ MALLORCAS/ Valverde me dhimbje koke, ja 3 lojtarët që do të mungojnë

Delo.autor

Bellator 198: Fedor befason Frank Mir me nokaut në raundin e parë (VIDEO)

Sadik.Autor

Shumë hyrje-dalje në SUPERIORE, njihuni me 178 lëvizjet e merkatos verore

Isa.Autor

Leave a Comment