Bundesliga Futboll Sport

MANCHESTER CITY E KËRKON ME NGULM/ Bomberi Lewandowskin vendos përfundimisht për të ardhmen

Robert Levandovski do të vazhdojë të jetë një lojtar i Bajernit të Mynihut. Sulmuesi polak nuk do të largohet nga Mynihu për asnjë skuadër dhe asnjë ofertë.

Këtë e lajm e bëri të ditur dje gazeta më e madhe sportive në Gjermani “Sport Bild”. Sipas tyre menaxheri i lojtarit, Pini Zahavi, është në Mynih dhe po bisedon me drejtuesit e Bajernit për të mbyllur marrëveshjen e re. Kontrata e Levës skadon më 30 qershor 2023 dhe synimi i të dyja palëve është zgjatja e saj deri në 2025. Gjithçka do të zyrtarizohet në fund të javës që vjen, atëherë kur lojtari polak do të kthehet nga pushimet.

Julian Nagelsman e konsideron të paprekshëm lojtarin dhe u ka kërkuar drejtuesve që ta mbyllin sa më parë çështjen e rinovimit. Kujtojmë që gjatë javës ishte skuadra e Mançester Sitit ajo që shfaqi interes për sulmuesin polak. Kampionët e Anglisë duan një sulmues të nivelit të botëror dhe pasi hoqën dorë nga Heri Kejn, kanë kthyer sytë nga Robert Levandovski.

Por, Bajerni vështirë se do të largojë një nga sulmuesit më të mirë të viteve të fundit. Nuk dihen ende detajet e kontratës së re të lojtarit dhe pse “Bild” nuk parashikon një ulje të pagës së lojtarit, i cili fiton gati 17 milion euro në sezon me kampionët. Në sezonin e që shkoi, Leva shënoi 41 gola për bavarezë duke arritur të thyejë rekordin e Gerd Mylerit që pra 50 vitesh kishte shënuar 40 herë në një sezon.

Ndërkohë, që sulmuesi shprehu dashurinë e përjetshme për Bajernin pasi fitoi Champions-in vitin e kaluar duke përmbushur dhe një ëndërr, të clën e kishte që kur hodhi hapat e parë si futbollist profesionist. Levandovski do të jetë edhe për disa sezone të tjera bomberi i skuadrës më të titulluar në Gjermani

Related posts

KASTRIOTI-TEUTA/ Pas një krosimi nga Emiliano Vila, sulmuesi Vila mposht portierin Hidi (VIDEO)

Delo.autor

U AFRUA ME BUJË TEK MILAN/ Mesfushori përshëndet shokët dhe largohet nga “Kuqezinjtë”. Ja ku do luajë

Delo.autor

VAZHDIM I HIDHUR PËR “KUQEZINJTË”/ UEFA me dorë të “hekurt”, Milani nuk i shpëton ndëshkimit

Delo.autor

Leave a Comment