Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ylli Dybala takon legjendën “bardhezi” dhe dërgon mesazhin e koduar, tifozët në delir (FOTO)

Paulo Dibala pritet që shumë shpejt të rinovojë kontratën me Juventusin, pasi afrimi i trajnerit të ri Maks Alegri do ta vërë sulmuesin argjentinas në qendër të projektit të bardhezinjve.

Dibala ka çuar në delir tifozët e Juventusit duke ndarë më fansat e tij në “Instagram” disa momente nga takimi me legjendën e klubit bardhezi Aleksandro Del Piero. Fotoja u bë shumë shpejt virale, ku shumë futbollistë të Juves nuk nguruan të komentonin, teksa tifozët bardhezi mendojnë se ky është një ogur i mirë për rinovimin e kontratës.

Dibala para pak kohësh refuzoi të rinovonte kontratën që i skadon në verën e vitit tjetër, duke pasur pretendime të larta për rrogën, por deri në fund të muajit gusht agjenti  i tij Jorge Antun pritet të zbarkojë në Torino për të mbyllur marrëveshjen e re.

Related posts

“U KTHYE TEK FAMILJA DHE SHTËPIA E TIJ”/ Agjenti i dështakut të Milanit snobon kuqezinjtë!

Delo.autor

“DOPIO” TRANSFERIM/ Tifozët e Totenhemit kundër dy ish-lojtarëve të Juventusit

Delo.autor

NGA INTER TEK ARSENAL/ 10 fanellat më të bukura të sezonin 2020-21, fituesja është një italiane (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment