Futboll Seria A Sport

EL SHAARAWY NË TELASHE/ Ndoqi hajdutin që tentoi t’i vidhte makinën dhe i theu brinjën, sulmuesi në hetim

Stephan El Shaarawy në telashe! Futbollisti i Romës, e ka gjetur veten në hetim nga Prokuroria, sepse dhunoi hajdutin, i cili u përpoq të vidhte Lamborgnhinin me ngjyrë të kuqe të 28-vjeçarit.

Teksa po shkonte drejt makinës së tij të parkuar në rrugën “Sudafrica”, futbollisti pa një hajdut teksa thyente xhamin në krahun e pasagjerit prapa mjetit luksoz.

Mediat italiane raportojnë se Jose Karlos Sagardia Aliaga, 35-vjeçar nga Kili, i dënuar në fund të majit me 1 vit e 4 muaj burg për tentativë vjedhje, paraqiti një ankesë kundër El Sharauit, duke bashkangjitur raportet mjekësore për dëmtimet e pësuara. Bëhet fjalë për fraktura te një brinjë dhe fraktura në këmbë.

“Ishte një akt për shkak të regjistrimit të kallëzimit të krimit. Klienti im do të dëgjohet nga gjyqtari dhe do të japë versionin e tij të fakteve. Jam i bindur që gjithçka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë“, shprehet avokati i lojtarit të Romës. Ngjarja pretendohet se ka ndodhur më 12 shkurt

Related posts

RIKTHEHET “DJALLI” PAS DISA VITESH PRITJE/ Vetëm Real Madrid më mirë se Milani në vitin 2020, ecuria e frikshme e djemve të Piolit

Delo.autor

Bartomeu: Roma e meritoi, na mposhti në të gjitha drejtimet

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Morata darkon me drejtuesit kuqezinj, Donnarumma mund të shkojë tek…

Isa.Autor

Leave a Comment