Futboll Sport

“EURO 2020″/ Dribluesit më të mirë të Kampionatit Europian, zhgënjen Ronaldo. Listën e kryeson…

Kampionati Europian, është futur në një fazë tepër delikate, ku duke filluar nga dista e sotme, luhen takimet çerekfinale. Një vlerë të madhe në sportin e topëkëmbës, kanë padyshim edhe dribimet e sakta, që krijojnë superioritet në numra dhe jo vetëm.

E tashmë në këtë Euro 2020 dribluesit më të mirë kanë renditjen e tyre, teksa nuk mungojnë surpriza mes lojtarëve me përqindjen më të lartë të driblimeve deri tani. Lista kryesohet nga ylli i Belgjikës, De Bryjn, ndërkohë që Kristiano Ronaldo renditet i shtati. Klasifikimi ka marrë parasysh vetëm ata që kanë kryer më shumë se 10 driblime, në bazë të përqindjes së suksesit në to.

LISTA E 10 DRIBLUESVE MË TË MIRË TË MOMENTIT NË EUROPIAN: 

  • Kevin De Bryjn (Belgjikë) 10 driblime në total—- 9 të sakta
  • Nikola Vlasiç (Kroaci) 11 driblime në total —- 9 të sakta
  • Mateo Kovaçiç (Kroaci) 14 dribime në total —- 11 të sakta
  • Emil Forsberg (Suedia) 13 driblime në total —- 10 të sakta
  • Frenki De Jong (Holanda) 21 dribime në total—- 16 të sakta
  • Pol Pogba (Francë) 12 dribime në total —- 9 të sakta
  • Kristiano Ronaldo (Portugali) 13 driblime në total —- 8 të sakta
  • Bril Embolo (Zvicër) 16 driblime në total — 10 të sakta
  • Renato Sançez (Portugali) 12 driblime në total- 8 të sakta
  • Eden Hazard (Belgjikë) 16 driblime në total- 11 të sakta

Related posts

Chelsea kërkon dhe 3 lojtarë për ta “blinduar” skuadrën

Q.Autor

E PABESUESHME/ Superkupa e Spanjës: SEVILLA kërcënon të braktisë FINALEN (DETAJE)

Isa.Autor

“MAGJIA” E MESSIT NDAJ EKUADORIT/ “Jashtëtokësori” vendos rekord në realizimin e goditjeve të lira

Delo.autor

Leave a Comment