Futboll Sport

“EURO 2020″/ Relaks në pishinë dhe barbeky para ekranit, si Italia nisi përgatitjet për finalen

Pas ndeshjes drithëruese me Spanjën, por në të njëjtën të fituar nga pika e penalltive, Italia zbarkoi në Firence mëngjesin e djeshëm në orën 4:55 të mëngjesit, ku ato që e prisnin ishte diçka më shumë se 50 tifozë. Prej aeroportit, “Axurrët” triumfues në “Uembli” bënë rikthim në qendrën sportive të Koverçanos.

Mëngjesi i djeshëm nuk pa asnjë stërvitje, përkundrazi vetëm relaks në pishinë dhe shumë batuta në grup. Në orën 18:30, trajneri Roberto Mançini kishte urdhëruar një stërvitje me dyer të mbyllura, por në të do të merrnin pjesë vetëm futbollistët që nuk kishin luajtur ndaj Spanjës, ndërsa pjesa tjetër punoi vetëm në palestër dhe në zonën e masazhit për të çliruar muskujt nga lodhja.

Ndërkohë, në mbrëmje ishte organizuar barbekyja e bërë tashmë një traditë, me të gjithë grupin të vënë në punë përpara zgarës, por në të njëjtën kohë kanë ndjekur edhe gjysmëfinalen tjetër, atë Angli-Danimarkës që zgjati gjithashtu 120 minuta. Pa dyshim që mes argëtimit për arritjen në finale, nuk ka munguar serioziteti, duke qenë se trajneri Mançini me stafin e tij, por edhe shumë prej lojtarëve kanë mbajtur shënime, lidhur me pikat e forta dhe të dobëta të Anglisë. Me pak fjalë, lufta në distancë ka nisur.

Related posts

BUZËQESH MOU/ Barku i Lukakut dhe “magjia” e Smalling i dhurojnë 3 pikët Man United (VIDEO)

Isa.Autor

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Juventus befason rivalët, nis negociatat me yllin…

Delo.autor

SITUATA DELIKATE/ Mbledhje urgjente pas derbit me Partizanin, Dinamos i bëhet makth edhe… mbijetesa

Delo.autor

Leave a Comment