Futboll Sport

GOL DHE ASIST/ Armando Broja e nis në mënyrë të shkëlqyer fazën përgatitore me Chelsea-n

Armando Broja duket se do të përpiqet që të shfrytëzojë në maksimum çdo shans që do t’i jepet me Çelsin, me të cilin ka filluar fazën përgatitore nën urdhrat e Tomas Tuhel. Që në ndeshjen e parë përgatitore për edicionin e ri, ai ka lënë shenjë duke u bërë protagonist me gol dhe asist, si për t’i treguar trajnerit gjerman se mund t’i besojë hapësira edhe atij.

Çelsi ka luajtur sot një ndeshje me dyer të mbyllura kundër Peterborou, skuadrës së ngjitur në kategorinë e dytë angleze dhe trajneri Tuhel ka përdorur dy formacione tërësisht të ndryshme në dy pjesët e kësaj sfide.

Në të dytën, e nisur me rezultatin 2-1 për Çelsin, kishte vend në fushë edhe për Armando Brojën, i cili i rreshtuar përkrah Hakim Zijeh, ka shkëlqyer duke tundur rrjetën dhe më pas duke dhënë një asist për marokenin i cili shënoi tregolësh. Kështu, Çelsi mbylli duelin me fitoren 6-1 dhe me Brojën si një prej protagonistëve të kësaj ndeshje të parë, një fillim pikërisht ashtu siç e shpresonte sulmuesi i cili është kthyer te blutë nga Vitese me qëllimin për t’u bërë protagonist me fituesit e Ligës së Kampioneve në fuqi.

Related posts

AUTOGOL DHE PLAGË TË FRIKSHME/ Raphael Varane tregon “dhëmbët” e Suarezit (FOTO)

Delo.autor

STATISTIKA/ Me Ferencvaros në “teatrin” e Champions, ja si u vlerësua Uzuni për ndeshjen historike ndaj Moldes

Delo.autor

E FRIKSHME/ Serbia fitoi në Podgoricë, por shikoni sherrin masiv mes dy tifozerive (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment