Futboll Kategoria Superiore Sport

MIQËSORE/ Tirana i rikthehet skemës së titullit, ja kur pritet testi i parë me rivalët e Superiores…

Tirana është stërvitur dje me dy seanca në ditë. Java e dytë e përgatitjeve ka qenë shumë më e vështirë se ajo hapëse.

Në fakt, bardheblutë të hënën dhe të martën janë marrë me teste, ndërsa nga e mërkura e në vazhdim skuadra po punon e plotë. Të premten paradite morën ngarkesë të plotë, ndërsa pasdite, pas ushtrimeve që bënë, Shehi ndau skuadrën në dy grupe.

FORMACIONI – Në njërin krah ishte 11-shi i parë, ndërsa në krahun tjetër ekipi i dytë. Në fakt, Shehi i vëzhgoi të gjithë në fushë, duke kërkuar nga dy ekipet maksimumin. Gjithsesi, duke mos llogaritur portierët, Tirana e formacionit të parë përbëhej nga Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci. Toli dhe Limaj në mesin e fushës. Para tyre, Halili, Xhixha dhe braziliani Reveli, i cili është prej ditësh në provë. Shehi luajti me nëntë lojtarë për secilën skuadër.

MBROJTJA ME KATËR – Ajo që binte dje në sy ishte fakti se Tirana do të luajë me katër mbrojtës. Me sa është marrë vesh, Tirana do të luajë gjatë gjithë sezonit me katër, sepse ka arkivuar lojën me tre mbrojtës. Edhe për sa u përket mbrojtësve, numri është më i ulët dhe në këto kushte, Shehi është i detyruar të luajë me modulin e titullit, 4-2- 3-1. Ra në sy që Bekaj nuk zhvilloi ndeshjen mbyllëse, duke preferuar vrapimet.

MIQËSORJA – Ditën e shtunë të javës së ardhshme, datë 24 korrik, Tirana do të luajë ndeshjen e parë miqësore. Skuadra bardheblu do të ketë përballë ekipin e Egnatias. Sfida do të luhet në “Selman Stërmasi” dhe do të tregojë fuqinë e dy skuadrave. Pas miqësores Tirana do të bëjë një ditë pushim dhe më pas do të niset drejt Pogradecit ku do të zhvillojë fazën përgatitore. Skuadra do të qëndrojë dy javë në Pogradec, ku do të luaj9 miqësore dhe vetëm në fund të gushtit do të jetë në kryeqytet për të qenë gati për nisjen e sezonit. Kujtojmë se këtë vit Tirana nuk luajti në Europë, por është ekipi i parë që ka nisur stërvitjen mes skuadrave që nuk kishin impenjime në verë.

Related posts

Bayern Munich i shpërblen Robbenin e Riberyn

Sadik.Autor

BARCELONA-GETAFE/ Sulmuesi Ramirez mposht portierin Ter Stegen me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

ASKUSH SI “BOMBERI” POLAK/ Lewandowski, shënon një herë çdo 71 minuta (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment