Futboll Sport

REKORD HISTORIK NË CHAMPIONS/ Thiago Silva: Mbappe është i jashtëzakonshëm!

Kapiteni i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva ka thurur elozhe për Kylian Mbappen i cili hyri në histori të Champions Leagues duke u bërë lojtari më i ri që shënon 15 gola.

Edhe pse sapo i kthyer nga dëmtimi, 20-vjeçari ishte i papërmbajtshëm në fitoren 5-0 kundër Club Brugge, pasi me “hat-trick” e shënuar theu rekordin e Lionel Messit.

“Ai është e tashmja, ai është gati, është i talentuar. Nuk mund të ju them asgjë më shumë sepse ai është një lojtar i mrekullueshëm”, tha Silva pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur për të, për skuadrën, për mënyrën se si luajtëm sonte. Në pjesën e parë e patëm të vështirë, e dinim këtë, por në pjesën e dytë ishim shumë më efektiv.

“Ne patëm mundësi, shënuam. Veçanërisht Kylian, ky lojtar është i jashtëzakonshëm”, theksoi mbrojtësi brazilian.

 

Një tjetër performancë magjike nga Mbappe ku në morën 20 vjeç e 306 ditë. Ka arritur që të shënojë 15 gola në kompeticionin më të rëndësishëm euriopian në rang klubesh.

Ai bëhet lojtari më i ri në moshë, që e arrin këtë kuotë, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Messi, që kishte shënuar kaq gola në moshën 21 vjeç e 288 ditë.

Related posts

PAS NDËRHYRJES ME “VAR”/ Sadio Mane zhbllokon sfidën ndaj Wolves mes polemikave (VIDEO)

Delo.autor

Fekir thotë se s’ka plan tek cila skuadër do shkojë por, paralajmëron largimin nga Lyoni

Sadik.Autor

PLAS TEK FRANCA PËRPARA “EURO 2020″/ Ylli i Chelsea-t përplaset me Mbappe: Nuk më pasoi

Delo.autor

Leave a Comment