Futboll Kategoria Superiore Sport

INTER ESCALDES-TEUTA/ Portieri Gomez: Kujdes, shqiptarët mbeten superiorë

Josep Gomez, portieri 36-vjeçar i Inter Eskaldes, i ka bërë thirrje skuadrës së tij që të bëjë kujdes sot ndaj Teutës.

Në një prononcim për portalin e klubit andorrian, ai thotë se e merituan plotësisht fitoren në ndeshjen e parë në Durrës, por sipas tij Teuta mbetet një ekip superior.

“Ishte një fitore e merituar kjo në turin e dytë të Ligës së Konferencës kundër Teutës. E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe gjithçka shkoi sipas planit, deklaroi Gomez. Megjithatë, kualifikimi ende mbetet i hapur.

Teuta është një skuadër shumë e mirë dhe prej dekadash luan në një kampionat më superior se i yni. Kanë më shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare dhe kjo i bën të rrezikshëm. Fitorja 2-0 pa dyshim që na shton shpresat për kualifikimin, por duhet të bëjmë kujdes dhe të mos na kapë euforia”, tha portieri i Inter Eskalades.

Related posts

KAMPIONATET NË EUROPËAntonio Conte nuk është optimist: Na mungon përvoja, do të vuajmë ndaj Barcelonës

Q.Autor

E BUJSHME/ Etrit Berisha pranë transferimit te Napoli

Q.Autor

PREMIER/ City fiton me përmbysje, Liverpool merr 3 pikët në frymën e fundit. Arsenal dështon përsëri

Delo.autor

Leave a Comment