Sport Të tjera

MEDIA KROATE I BËN JEHONË/ Nuk do ta besoni si i shpërblen Kosova medalistët e arit në “Lojërat Olimpike”

Kosova po arrin të korrë suksese historike në Lojërat Olimpike ku deri tani xhudistët Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur të sigurojnë nga një medalje ari në Tokio.

Një sportist lufton për medalje për simbolet e kombit që përfaqëson, por suksesi vlen dhe në nivel personal pasi federatat i shpërblejnë sportistët me shuma të ndryshme monetare në bazë të sukseseve. Një media në Kroaci, ‘’24sata.hr’’ ka bërë një krahasim për vendet e Ballkanit si i shpërblejnë sportistët në rast fitimit të medaljeve të arit.

Kosova renditet e para pasi shpërblen medalistët me 100 mijë euro. E dyta renditet Serbia me 70 mijë euro. Por, mediat vendase ankohen për faktin se Kroacia nuk i shpërblen si duhet sportistët pasi japin shpërblim vetëm 26 mijë euro në rast të fitimit të medaljes së arit.

E fundit është Bosnje Hercegovina me vetëm 2300 euro shpërblim për një medalje ari. Shqipëria nuk përmendet në artikull, por dhe një herë Kosova tregon se i mbështet vërtetë sportistët.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Befasohet klubi i njohur pas shortit të Europa League, 12 persona me COVID-19

Delo.autor

INTER VAZHDON TË ECI PËRPARA / 5 “SHUPLAKA” ndaj Genoas në San Siro

Isa.Autor

MIQËSORE/ Gjermania dhe Turqia “paqe” me 6 gola, Italia “asfalton” Moldavinë

Delo.autor

Leave a Comment