Futboll Seria A Sport

ISHTE PRANË KALIMIT TEK MILAN, SOT TRANSFEROHET TEK ROMA/ Mbrojtësi Vina: Nder të stërvitem nga Mourinho

Matias Vina është praktikisht tashmë një lojtar i Romës. Mbrojtësi i majtë do të arrijë nga Palmeiras në këto orë për 11 milion euro plus 3 bonuse duke nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me klubin verdhekuq.

Ardhja e tij është planifikuar për nesër për të kryer ekzaminime mjekësore dhe menjëherë të vihet në dispozicion të Josè Mourinho.

Fjalët e tij të para si romanist erdhën nga Brazili: “Për mua është një ëndërr që po realizohet.

Roma është një klub i madh. Do të jetë një nder të stërvitem nga Mourinho”.

Në të shkuarën Vina ishte pranë Milanit, por nuk u bë gjë, teksa më pas Milani mori Theo Hernandez, duke fituar bastin për vetëm 20 mln euro.

Related posts

MENDON PËR MERKATON E DIMRIT/ Paratici do yjet e Juventus-it, Tottenham bën gati 135 milionë euro

Delo.autor

“CR7 NUK DO TA KETË TË LEHTË SI NË SPANJË DHE ITALI”/ Rooney: Ja pse nuk do ta ndjek debutimin e tij

Delo.autor

Liverpuli shkërmoq Romën, Firminjo shënon golin e pestë (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment