Futboll Sport

ITALI-ANGLI/ Finalja dhe “Topi i Artë”, Sterling sfidon Jorginho

Dhe fituesi është… Zhorzhinjo apo Sterling. Kjo është sfida që pritet të dominojë garat për “Topin e Artë” dhe “Best FIFA”. Ndoshta Itali-Angli nuk do të caktojë vetëm fituesin e Kampionatin Europian. Rivali i tretë mund të vijë nga Amerika e Jugut, ku pak a shumë, njëkohësisht, Mesi e Nejmar do të sfidohen në kuadër të finales për Copa America. Më e vështirë për brazilianin, i eliminuar me PSG-në në Champions dhe madje as kampion i Francës. Diskutim i ndryshëm për Mesin i cili, që nga viti 2007, nuk ka shkuar kurrë më keq se vendi i tretë në Topin e Artë teksa ka qenë vetëm i pesti në “Best FIFA” 2018. Dihet, që ai dhe Kristiano Ronaldo marrin vota edhe kur nuk i meritojnë por kjo vjen nga fuqia mediatike. Në këtë 2021 privimi i njërit mes Zhorzhinjos dhe Sterlingut nga vlerësimi maksimal do të ishte i padrejtë.

PËRSE ZHORZHINJO

Sigurisht, ka gjithmonë nga ata që do të rrudhin buzët duke menduar për një mesfushor qendror që shpallet “Top i Artë” (i fundit ishte Matias Samer në 1996. Por, edhe këtu diskutimi bëhet më i gjerë, pasi nëse shpërblehet më i miri në absolut atëherë le të nisim si gjithmonë nga vendi i dytë pas Mesit (teknikisht më i miri), por nëse vlerësohet sezoni gjërat mund dhe duhet të ndryshojnë. Në aspektin e dytë ka edhe garë Zhorzhinjo ishte një nga çelësat për Champions-in e Çelsit: Blutë filluan të fluturojnë kur Tuhel i dha besim Zhorzhinjos pas problemeve me Lampardin. Praktikisht italiani nuk ka gabuar asnjë ndeshje edhe para Europianit.

MENDJE DHE ZEMËR

Zhorzhinjo nuk është Pirlo, por ama është i domosdoshëm. Pa një si Zhorzhinjo nuk fitohet. Pesha e tij specifike është shumë e lartë aktualisht. Ashtu si Sneijder tek Interi apo Iniesta në Spanjë. Megjithatë, ishte Mesi që fitoi. Padrejtësi që duhen rregulluar. Ai është pothuajse tridhjetë vjeç, por nuk e ka ndaluar rritjen. Kjo është një meritë. Që në kohët e Veronës dallohej se ishte i aftë. Në Napoli ishte vendimtar për Sarrin. Por, sot ai është një mesfushor total që Mançini e ndihmoi në rritjen (reciproke). Manovra e Italisë funksionon sepse nuk ka hile: Zhorzhinjo është lojtari më thelbësor dhe i dobishëm. Është edhe ai që, duke përjashtuar Pedrin, bën më shumë kilometra (72.3) në këtë turne. Mendje dhe zemër.

POR SULMUESIT…

Edhe Sterling po zhvillon gjithashtu një Europian të shkëlqyeshëm. Pa shpikjet e tij në krahun e majtë apo gola (përveç penalltisë …), Anglia nuk do të ishte në finale. Por, nëse shikojmë sezonin, situata ndryshon. Shpesh ai nuk luante për Sitin dhe ai gjithashtu dështoi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Zhorzhinjos. Sidoqoftë, ka avantazhin e të qenit sulmues dhe juria e “Topit të Artë” është e ndjeshme ndaj roleve. “Topi i Artë” në fuqi është Mesi që nga viti 2019, sepse në vitin 2020 çmimi nuk u dha. “FIFA Best” 2020 iu dha me të drejtë për Levandovski.

RIVALËT

Cila mund të jetë Top 10- shja i vitit? Sigurisht në listë do të jetë edhe Zhorzhinjo. Pasaj Sterlingu, Mesi, Ronaldo i rekordeve, De Brujne, Levandovski dhe Kante. Me ta mund të bashkohen me Lukaku, Havertz, Nejmar dhe Kejn i cili po bëhet i preferuar për shkak të golave tij të fundit Europian. Situata, gjithsesi do të ndryshojë për shkak edhe finaleve të Copa America dhe Europianit. E qartë se Zhorzhinjo-Sterling është një sfidë teorike, sepse duelet në fushë midis tyre nuk duhet të jenë shumë të shpeshta. Ka më shumë gjasa që Zhorzhinjo të gjejë veten përpara Mauntit, shokut të skuadrës te Çelsi. Por, kontrollimi i Sterlingut lind nga regjia mbrojtëse e italianit. Dhe duke fituar këtë betejë në territorin e tij, Zhorzhinjo do t’i bënte një favor Mançinit, i cili si Ranieri në 2016, do të ishte kandidati legjitim për çmimet “Best” si trajneri më i mirë. Në garë, tekniku italian është me Sauthgejtin, natyrisht, me Tuhelin në sfond. Ndoshta në “Wembley”, përveç Italisë, bëhen fitues edhe italianët.

Related posts

MERKATO E ÇMENDUR/ SASSUOLO transferon mbrojtësin e BARCELONËS

Isa.Autor

SHTANGEN “KUQEZINJTË”/ Andorra rihap sfidën në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Delo.autor

Ja ndeshjet që do luhen sot në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment