Futboll Sport

ITALI-ANGLI/ Ndryshon mendim para finales së “Euro 2020”, Southgate ka gati surprizën tek skema?

Kanë mbetur pak kohë për finalen e Europianit 2020 midis Italisë dhe Anglisë, por në orët e fundit Gareth Southgate duket se ka ndryshuar mendim për formacionin që do të përdoret kundër Azzurri.

Kombëtarja angleze mund të zgjedhë mbrojtjen me tre, me Trippier që nga minuta e parë në korsinë e djathtë, një zgjidhje fituese e miratuar tashmë kundër Gjermanisë.

Telegraph shkruan dhe se kjo taktike mund të përdoret sepse Anglia kërkon të ketë më shumë mesfushorë duke qenë kjo pika e forcës për Italinë e Mancinit që mbështetet te Barella, Jorginho dhe Verratti.

Ndeshja e sotme është edhe një finale e parë pas 55 vitesh dhe presioni i madh shkon në anën e britanikëve.

Related posts

U dëmtua me kombëtaren/ Mbrojtësi i Barcelonës 6 javë jashtë fushave

Isa.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Pas çështjes së shantazhit të Valbuena-s, vjen lajmi i madh për Benzema

Delo.autor

LAJM I MIRË VJEN NGA GJERMANIA/ Tifozët do kthehen në stadium. Ja sa do të lejohen

Delo.autor

Leave a Comment