Futboll Premier League Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË ME YLLIN ALACANTARA/ Ferdinand: Donte të vinte tek Manchester United, por zgjodhën…

Rio Ferdinand ka zbuluar një prapaskenë interesante të verës 2013-të, në të cilën Thiago Alacantara mund të ishte transferuar te Djajtë e Kuq.

“Para se Thiago të largohej nga Barcelona, më mori në telefon”, ka zbuluar ish-mbrojtësi i Manchester United për Vibe ëith FIVE.

“Numrin ia kishte dhënë De Gea. Më ka telefonuar dhe më ka thënë: ‘Rio, do të më pëlqente të vija tek United. A mund të flasësh me dikë?”.

Ferdinant ka vazhduar:

“Unë kam pyetur Moyes dhe Woodward, por ata më thanë jo, kemi në mendje emra të tjerë. Besoj se Thiago-s i kishin dhënë 24 orë kohë për të vendosur sepse mëngjesin pasues më telefonoi përsëri dhe më tha ‘Rio, ke të reja? Përndryshe Guardiola do të marrë me vete te Bayern’. Në fund e dimë si shkuan gjërat”.

Manchester United bëri zgjedhje të tjera në fund, si ajo për të marrë Fellaini-n.

Related posts

ZYRTARE/ U afrua me bujë në verë në Shqipëri, sulmuesi prezantohet në kampionatin portugez

Delo.autor

AKUZA NGA MILAN E ATALANTA/ Shefi i gjyqtarëve në Itali: E drejtë t’u anuloheshin golat (VIDEO)

Delo.autor

TRANSFORMIMI I FUTBOLLIT SHQIPTAR/ Skuadrat e mëdha i kanë lënë stafetën ekipeve “milionere”

Isa.Autor

Leave a Comment