Futboll Sport

ITALI-SPANJË/ Stafi i Mancinit, nga Viali tek Lombardo. Një familje brenda… familjes

Shumë trajnerë fitues, si Murinjo, për shembull, apo edhe Alegri, thonë shpesh se në fushë shkojnë lojtarët dhe fitorja është meritë e tyre. Edhe Roberto Mançini, pavarësisht elozheve të shumta që ka marrë, duke ringritur nga rrënojat një skuadër fantastike, bën gjithashtu modestin duke ua atribuuar futbollistëve të tij të gjitha meritat e 32 rezultateve radhazi pa humbje.

Por nëse Manço me të drejtë karikon lojtarët e tij, edhe puna e tij bazohet te një staf shumë i gjerë, më saktë, te një familje brenda familjes “axurre”, duke parë se të gjithë ata që e ndjekin në këtë udhëtim kanë qenë pjesë e jetës dhe karrierës së 56-vjeçarit.

Ndaj, le t’i zbulojmë konkretisht:

– Xhanluka Viali: Shefi i delegacionit italian, kanë luajtur së bashku te Sampdoria dhe në kombëtare.

– Gabriele Oriali: Koordinatori i Italisë, dy aventura së bashku tek Interi, nga viti 2004-2008 dhe 2014-2016.

– Alberiko “Çiko” Evani: Zëvendëstrajneri i Italisë, shok skuadre te Sampdoria mes viteve 1993-1997.

– Atilio Lombardo: Asistent, me të cilin përveç viteve si futbollist te Sampdoria kanë punuar së bashku në pankinë edhe te Mançester Siti, por edhe te Gallatasaraji.

– Fausto Salsano: Asistent, më saktë hija e Mançinit, duke qenë se ai dhe Roberto punojnë së bashku që nga viti 2004 tek Interi e deri më sot. – Masimo Batara: Përgatitësi i portierëve, shok skuadre te Bolonja që në vitin e largët 1978.

– Xhulio Nuçari: Asistent, me Mançon fituan titullin e vitit 1991 me Sampdorian.

– Daniele de Rosi: Asistent, hyrja e re në staf, në muajin mars. Por ndërsa këta janë pjesa e dukshme e fushës, në prapaskenë është një tjetër ushtri që punon, siç janë grupi i përgatitësve të goditjeve standarde, analistët e ndeshjeve, përgatitësit atletikë, por kjo kombëtare ka edhe një vëzhgues talentesh, për të mos lënë jashtë radarëve edhe italianët që luajnë jashtë kufijve.

Këtë sektor e mbulojnë Xhanio Vio, Valter di Salvo dhe Andrea Skanavino (që të tre pjesë e stafit edhe në periudhën kur Mançini stërviti te Zenit), Klaudio Donateli, Antonio Galjardi, Simone Kontran, Mauro Sandreani dhe Marko Skarpa. Shkurt, një batalion i madh, por edhe fitues.

Related posts

TË GJITHË INTERESOHEN PËR KROATIN/ Rakitic: Inter? Më vjen të qesh…

Delo.autor

STUDIMI/ Sezon i ri, MILANI i vjetër: Ja problemet e kuqezinjve, GATTUSO pritet të…

Isa.Autor

I vështirësohen gjërat Cityt, mbetet me një lojtar më pak ndaj Wiganit

Q.Autor

Leave a Comment