Futboll Sport

Grizman ‘kërcënon’: Franca, rival i hidhur për këdo

Antonie Grizman, sulmuesi i kombëtares franceze, u ndal nga gazetarët e “TF1” pas përfundimit të Francë-Argjentinë (4- 3). “E dimë se shumë francezë na shohin dhe presin më shumë nga ne. Përpiqemi t’u përgjigjemi gjithmonë se i kemi dëgjuar thirrjet e tyre, – ishin fjalët e para të Grizman.

– Disa ndeshje shkojnë keq, si ajo ndaj Danimarkës (në fazën e grupeve, e mbyllur me rezultatin 0- 0) e disa të tjera më mirë, ashtu si sot (dje). Sekreti i kësaj France? Duam të shohim gjithmonë në fushë një Mbape në atë formë: bëri diferencën duke fituar penalltinë (e shndërruar më pas në gol nga vetë sulmuesi i Atletikos së Madridit: topi në krahun e majtë, Armani në krahun tjetër) e duke shënuar dy gola.

Na jep gjithmonë një ndihmë shumë të madhe. Patëm momente të vështira kur Argjentina ishte superiore ndaj nesh, veçanërisht pasi shënoi Merkado, por ditëm se si t’i përballojmë. Të jeni të bindur, megjithatë, se kemi një skuadër fantastike: Franca do jetë e vështirë për t’u mundur”.

Related posts

ZYRTARE/ FSHF-ja vendos përfundimisht, njihuni me Grupet A dhe B të Kategorisë së Parë

Isa.Autor

NGA TRIBUNAT NË FUSHË/ Brahim Diaz realizon ëndrrën dhe poston FOTON e veçantë tek Milan

Delo.autor

SERIE A/ UEFA, 15-20 milionë euro gjobë për AC Milan…

Sadik.Autor

Leave a Comment