Futboll Sport

“JAM JETUAR NJË VIT TË MREKULLUESHËM”/ “Demi” Lautaro: Triumfi me Argjentinën ishte special sepse…

“Është gjithmonë bukur të kthehet te ky klub”.

I ftuar te Club Atletico Liniers, klubi me të cilin ka debutuar, Lautaro Martinez ka folur për sezonin e jashtëzakonshëm të kaluar me Inter-in dhe Argjentinën:

“Kam jetuar një vit të mrekullueshëm, me dy tituj, njëri prej të cilëve ka qenë shumë special me Argjentinën sepse e prisnim prej shumë kohësh”, ka thënë sulmuesi.

“Jam i lumtur që jam kthyer këtu, është bukur ta shikoj përsëri dhe ta ndihmoj të rritet. Jam krenar të shikoj si shkon përpara historia e këtij klubi”, ka shtuar ylli i Inter-it.

“Një mesazh për tifozët? janë gjithmonë të pranishëm dhe më mbështesin gjithmonë, edhe në rrjetet sociale. I falënderoj gjithmonë për këtë”.

Related posts

E mbani mend sulmuesin shqiptar që vdiq në vitin 2010 si Astori? Ja kush ishte dhe si ndodhi tragjedia

Q.Autor

ANALIZA/ Karim Benzema në krye të mbretërisë së futbollit: Sepse vitet për të janë vetëm një numër

F.autor

E ardhmja e Andre Silva vendoset pas botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment