Futboll Seria A Sport

U PREZANTUA SI BLERJA MË E RE TEK MILAN/ Mbrojtësi Toure: Realizova ëndrrën, s’e besoj që jam “kuqezi”

Për katër vitet e ardhshme do të jetë kuqezi, por Fode Ballo Toure mezi pret ndeshjet me fanellën e re. 24-vjeçari është prezantuar dje nga Milani si blerja më e re, teksa djaloshi i ardhur nga Monako ka dhënë edhe një intervistë për televizionin e klubit.

Cilat janë emocionet e para pas firmës me Milanin?

Kur nisën bisedimet nuk po e besoja dot dhe ende më duket si diçka e jashtëzakonshme. Edhe kur situata u bë konkrete nuk e besoja dot, deri në momentin që mbërrita në Milano. Më vjen mirë se si rrodhën ngjarjet, pasi për mua Milani është një ëndërr.

Mendoni t’i rrëmbeni vendin Teo Hernandezit?

Është një lojtar shumë i fortë që është rritur shumë në sezonet e fundit. Ai është ndër lojtarët më të rëndësishëm te Milani dhe unë mendoj të ndjek gjurmët e tij.

Në skuadër ju pret edhe miku Menja…

Jemi rritur bashkë në akademinë e PSG-së dhe për ca kohë kemi luajtur te Lila. Majku për mua është si vëlla, pavarësisht se kemi dy nëna të ndryshme. Forca e tij mendore është e jashtëzakonshme. Kur do diçka është i vendosur dhe mendërisht lojtarët e tillë janë të rrallë.

Përveç Serisë A, përvoja të reja edhe në Champion. Jeni gati?

Në Champions jam kualifikuar me Lilën, por nuk e luajta dot pasi u transferova te Monakoja. Kam provuar UEFA Youth League, që është një lloj Champions-i, por për të rinjtë. Niveli dukshëm është krejt tjetër, ndaj unë mezi pres të luaj Champions-in me Milanin duke treguar njëkohësisht edhe vlerat e mia.

Si e patë Italinë në Europian?

E ndoqa. Skuadra më pëlqeu e nuk e pashë aq mbrojtëse sa e ka namin. Sipas meje, e merituan Europianin dhe unë po bëj tifo për “Axurrët”…

Cilat janë karakteristikat tuaja më të mira?

Luaj në mënyrë agresive, jam i shpejtë, i vendosur dhe i fortë mendërisht. Jashtë fushe ama jam një person i mirë.

Keni ndonjë mesazh për tifozët?

Mund t’u them tifozëve se do të jap 200% për fanellën. Edhe nëse nuk do të jetë e lehtë, uroj të më mbështesin. Në futboll ka ulje dhe ngritje, shpresoj se ata do të duan të më ndihmojnë në kohë të vështira dhe unë me të vërtetë do të bëj gjithçka që të jem në gjendje t’i bëj të lumtur. Shpresojmë të kemi një sezon të shkëlqyeshëm. Forca Milan!

Related posts

VIDEO/ Shënoi supergol, trajneri i Stoke Cityt befason me deklaratën për Shaqirin

Q.Autor

Ajaxi ndalet nga Utrecht, misioni për titull duket ende larg

Q.Autor

‘Bomba’ e merkatos/ PSG pranon të shesë Neymar tek Reali, por ka një kusht…

Q.Autor

Leave a Comment