Futboll Sport

KA GJYKUAR PSG-MANCHESTER CITY/ Ja cili arbitër do të vendosë drejtësi në sfidën Bazel-Partizani…

Është caktuar nga UEFA skuadra e arbitrave që do të gjykojnë ndeshjen mes Bazelit dhe Partizanit që do të luhet në “St. Jakob Park”.

Kjo sfidë është e para e turit të dytë të Ligës së Konferencës, me Bazelin që në letër është dukshëm favorit për të kaluar më tutje.

Partizani do të synojë të surprizojë zviceranët, pavarësisht shanseve të pakta. Sfidën e parë mes dy ekipeve e gjykon një skuadër arbitrash nga Holanda.

Kryesor do të jetë 35-vjeçari, Denis Higler, i ndihmuar nga Çarls Shuap dhe Roi de Nas. Arbitër i katërt do të jetë Xhoi Koij.

STATISTIKAT – Kryesori Denis Higler është një emër shumë i njohur në futbollin holandez, pasi ka arbitruar më shumë se 200 ndeshje në Euredivisie elitën e futbollit holandez. Madje, Higler ka qenë në dhomën e VAR-it në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Mançester Sitit të luajtur sezonin e shkuar.

Gjatë karrierës së tij, Denis Higler ka arbitruar plot 360 ndeshje, ku ka akorduar 1107 kartonë të verdhë. Higler është po ashtu një arbitër që nuk stepet aspak nga kartoni i kuq, pasi ka akorduar plot 86 të tillë. Edhe sa u takon penalltive, arbitri holandez është “dorëlëshuar”.

Në 360 ndeshjet që ka arbitruar, ka akorduar plot 122 penallti, duke dhënë një 11-metërsh në çdo 2.9 ndeshje. Një arbitër i rreptë…

Related posts

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Skënderbeu -5 nga sezoni i kaluar, Partizani i Gegës gëzohet me pikët

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Francë, konfirmohet futbollisti i parë i prekur me epidemi (EMRI)

Delo.autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Ronaldo PRANON që Kathryn i ka thënë jo, dhe se ai i ka kërkuar FALJE pas marrëdhënieve intime

Isa.Autor

Leave a Comment