Futboll Seria A Sport

“KEMI BISEDUAR ME SASSUOLO-N”/ Nedved: Juventus ka bërë ofertën e duhur për Locatellin, jemi të bindur se…

Pavel Nedved këmbëngul se Juventusi bëri një ofertë për mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatelli, që është e përshtatshme për klimën aktuale.

Bianconerët kanë pasur disa takime me Sassuolon për italianin, i cili anuloi propozimet më të mëdha nga Arsenali dhe potencialisht edhe Liverpool, pasi ai e ka zemrën të vendosur tek Zonja e Vjetër.

“Ne folëm me Sassuolo dhe bëmë ofertën tonë, e cila besojmë se është e përshtatshme për klimën aktuale, me mënyrën se si financat dhe tregu i transferimeve janë prekur nga Covid-19”.

“Jemi të bindur se kjo është një ofertë e mirë dhe është e drejtë. Jemi gjithmonë të sigurt, natyrisht në negociata ka gjëra që duhet të sqarohen dhe zgjidhen. Kur doni një lojtar dhe ai lojtar ju dëshiron, është e qartë”, ka thënë Nedved për Sport Mediaset.

Besohet se Juventusi e do Locatellin si huazim me detyrim blerje për një total prej rreth 30-35 milionë eurosh.

Kjo është dukshëm më pak se 40 milionë euro plus 5 milionë euro bonus që ofroi Arsenali, por Locatelli e ka bërë të qartë pozicionin e tij.

Sidoqoftë, Sassuolo ka paralajmëruar se ata me kënaqësi do ta mbajnë italianin 23-vjeçar nëse nuk arrin një ofertë e përshtatshme. /Telegrafi

Related posts

RASTËSI APO NJË SINJAL PËR TË ARDHMEN? Shikoni çfarë bën talenti Haaland gjatë stërvitjes me Norvegjinë (FOTO)

Delo.autor

Zyrtare, Renato Gojkovic nënshkruan me Partizanin

Q.Autor

“3 LUANËT” MENDUAN SE…”/ Christillin: Heqja e medaljes nga qafa, gjest i atij që nuk di të humbasi

Delo.autor

Leave a Comment