Futboll La Liga Sport

SHKËLQEU ME DORTMUNDIN/ Real Madrid bën gati 67 milion euro për këtë mesfushor

Real Madrid ka nisur të ndjekë politikën e tij të nënshkrimeve me lojtarë të rinj, teksa këtë herë ka nën vëzhgim një margaritar të ri të futbollit evropian. Ai është i riu i Borussia Dortmund, Christian Pulisic, 19-vjeç. Për shërbimet e tij gjithashtu janë futur në garë edhe klube të tjerë të mëdhenj evropian, si: Bayern Munich dhe Chelsea. Por, Borussia Dortmund tashmë ka vënë një çmim: 67 milionë euro.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, Real Madrid është shumë i interesuar për nënshkrimin me Christian Pulisic, një mesfushor i lindur në SHBA, që është një lojtar i ri me një të ardhme të madhe përpara. Megjithatë, çmimi i tij nuk është i tepruar nëse marrim parasysh atë të lojtarëve të tjerë të moshës së tij.

Pulisic, i cili lëviz në pozicione të ndryshme, është i dalluar për kontrollin e topit dhe vizionin e tij të lojës. Aktualisht ka 97 ndeshje me Borussia Dortmund ku ka shënuar gjithsej 12 gola dhe ka dhënë 20 asiste. Ai është gjithashtu një lojtar i shquar në ekipin kombëtar, në të cilin ka luajtur tashmë 21 ndeshje.

Chelsea dhe Bayern Munich kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij, por Real Madrid ka marrëdhënie të mira me Borussia Dortmund akordit dy vjeçar që bënë për Achraf Hakimi-n.

Related posts

Kryebashkiaku i Korçës letër të hapur presidentit të UEFA-s: Ju lutem mos na e mbyllni dhe vrisni shpresën

Q.Autor

RRUGËTIMI NGA FËMIJË E DERI MË SOT/ Presidenti i parë zbulon sekretet e Ronaldos

Delo.autor

JUVENTUS-CHELSEA/ Allegri pa asnjë qendërsulmues, Tuchel i beson bomberit Lukaku (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment