Futboll La Liga Sport

“KJO ËSHTË E PAPRANUESHME”/ Rasti Griezmann-Dembele kthehet në çështje diplomatike (VIDEO)

Çështja e fundit e Griezmann dhe Dembele që flasin për “fytyrat e shëmtuara” të teknikëve japonezë që po rregullonin TV e hotelit, ka tronditur opinionin publik.

Nuk ka lënë indiferent as presidentin e Rakuten, duke shkaktuar një çështje diplomatike brenda klubit katalanas që mund të ketë pasoja edhe në merkato.

Rakuten është i njohur për një shërbim streaming ndërkombëtar të lindur në Japoni. Dhe ka arritur çdo kënd të botës edhe për shkak të partneritetit me Barcelona-n.

Një kompani ndërkombëtare për një skuadër ndërkombëtare.

Sjellja e dy yjeve të Francës nuk është pëlqyer aspak dhe ka shkaktuar shumë polemika. Në fillim në Francë, dhe pak orë më vonë në Spanjë. Dhe, siç ka bërë të ditur AS, në lidhje me këtë çështje ka folur edhe Hiroshi Mikitani, presidenti i Rakuten me një mesazh të ashpër në Tëitter kundër Griezmann dhe Dembele.

Mesazhi i tij nuk lë shumë vend për interpretime:

“Si sponsor i klubit dhe organizator i atij turneu, më vjen shumë keq që ata lojtarë të Barcelona-s kanë bërë komente diskriminues. Për shkak se Rakuten ka mbështetur filozofinë e Barcelona-s dhe sponsorizuar klubin, deklarata të tilla janë të papranueshme në çdo këndvështrim dhe do të protestojmë zyrtarisht me klubin”.

Ka shumë mundësi që klubi të jetë shumë i zemëruar me dy lojtarët. Duke u bazuar te zërat e merkatos dhe faktit se dy futbollistët nuk janë shumë të pëlqyer nga tifozët, nuk përjashtohet një lamtumirë e tyre.

VIDEO

Related posts

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kampioni i peshëngritjes

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Barazim pa gola, Dinamo dhe Partizani ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

Rekordi absolut, 6 autogola në “Rusi 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment