Futboll Sport

KOMENT NGA MIGUEL ANGEL GARCIA/ Enrique një njeri i madh, na dha leksione si të humbësh

Gjatë konferencës për shtyp të Enrikes pas humbjes kundër Italisë, gazetarët kishin shumë pyetje dhe dilema. Trajneri u tregua i qetë dhe i akullt duke iu përgjigjur të gjithave. E la pas krahëve zhgënjimin për eliminimin me penallti dhe foli për të ardhmen e Spanjës, për Pedrin, për kritikat dhe dha përgjigje shumë interesante.

Mes shumë të tjerave, numri një i stolit të Spanjës dha një mesazh të qartë, i cili në fakt kaloi si në hije. Iu drejtohej futbollistëve të rinj, atyre që luajnë futboll në kategoritë inferiore dhe një ditë ëndërrojnë që të luajnë në nivele të larta. Në fjalën e tij, Enrike foli se si duhet të menaxhohen humbjet, si ato humbje që pësoi Spanja kundër Italisë. “Jam lodhur duke parë turne të fëmijëve që qajnë.

Nuk e di pse qajnë. Duhet të fillojmë ta menaxhojmë edhe humbjen, të urojmë kundërshtarin dhe t’u mësojmë fëmijëve të vegjël që nuk duhet të qajnë kur humbasin. Duhet thjesht të urojmë atë që ka fituar dhe ne të mësojmë nga gabimet”, ishin fjalët e çmuara të trajnerit Enrike. Një mesazh fantastik për të gjithë ata që struken dhe fshihen pas humbjes. Në futboll nuk mund të fitojnë të gjithë, fiton vetëm njëri.

Duhet që humbësit të ngrenë kokën dhe të përpiqen të përmirësohen. Trajneri Enrike dha leksione edhe për këtë fakt. Në fillim kaloi si një mesazh i fshehtë, por që duhet ta rikthenim në vëmendje për t’i dhënë rëndësinë e duhur. Të humbasësh me dinjitet është burrërore dhe Enrike e bëri këtë gjë duke uruar Italinë dhe duke dëshiruar fitoren e tyre në Europian.

Related posts

ELHAN KASTRATI DEL LOJTAR I LIRË/ Portieri i Kombëtares largohet nga Cittadella pas pesë sezonesh

F.autor

PORTIERI I PSG/ Kevin Trapp, skena “hot” në Mykonos me Izabele Goulart (FOTO)

Isa.Autor

“NDOSHTA ARBITRI MË SOLLI TERS”/ Flet trajneri Mema pas humbjes: Më vjen keq për tifozët, jo për…

Delo.autor

Leave a Comment