Futboll Sport

Pas Klose, Hoeness kërkon të afrojë një tjetër ish-lojtar te Bayern

FC Bayern po sheh nga e ardhmja dhe atë kërkon ta krijojë me ish-lojtarët. Hasan Salihamidzic është bërë drejtori sportiv i klubit gjatë verës së kaluar, Niko Kovac do të jetë trajneri i ri duke filluar nga sezoni tjetër.

Siç ka raportuar Sport Bild, Miroslav Klose do të jetë pjesë e stafit teknik të akademisë dhe tani kërkohet edhe Mehmet Scholl.

Presidenti Uli Hoeness po mendon të rikthejë te klubi ish-lojtarin për të drejtuar amatorët e Bayern.

Scholl ka qenë trajner në dy periudha të shkurtra i ekipit të dytë bavarez. Aktualisht ai është i punësuar te kanali ARD në rolin e analistit.

Gjenerata e viteve 2000 duhet të çojë përpara klubin, ashtu siç po e bëjnë lojtarët e viteve 70’ që janë drejtuesit e rekordmenëve si Rummenigge, para tij Beckenbauer dhe Uli Honeess.

 

Related posts

“NUK VENDOS PARA FINALES SË CHAMPIONSIT”/ Pochetino lë pezull Juven

F.autor

VETËM NJË GOL NË 25 NDESHJET E FUNDIT/ Lukaku “zhduket” ndaj ekipeve të mëdhenj

Delo.autor

SERIE A FLET SHQIP/ Gjigandi italian interesohet për Brojën, troket në dyert e Chelsea

F.autor

Leave a Comment