Futboll Sport

KRITIKON ASHPËR MESFUSHORIN PERISIC/ Legjenda Blazevic: Duhej marrë prej veshi për t’u vaksinuar…

Në Kroaci ka ende një zhgënjim të fortë për shkak të eliminimit ndaj Spanjës në 1/8 finale të Kampionatit Europian. Ish-trajneri kroat, Miroslav Blažević, është i bindur që me Lovren dhe Perisic në fushë, ekipi i Dalic nuk do të kishte humbur: Nëse Perisic dhe Lovren do të kishin luajtur, spanjollët nuk do të na kishin mundur kurrë. Asnjëherë, ju siguroj. Ishte një handikap i madh për të luajtur pa Lovren. Nuk do të ishim eliminuar po kishte qenë në lojë Perisic”.

Blažević pastaj kritikon ashpër lojtarin e Interit: Ai duhej marrë prej veshi për t’u vaksinuar para Europianit. Kur dëgjova se nuk ishte vaksinuar, thashë se dikush duhej të përgjigjej. Nuk mund të besoj se mund të ketë individë kaq primitivë sa të mos vaksinohen. I drejtohem si djalit tim: Duhej të ishe vaksinuar për shëndetin tënd dhe të gjithë kolegëve tuaj. Mbase kombëtarja jonë kishte nevojë për dikë që t’i merrte prej veshi lojtarët dhe t’i çonte te një infermiere për t’i vaksinuar”.

Related posts

BASHA titullar me Arisin/ Ekipi i SHQIPTARËVE vazhdon ecurinë fantastike

Isa.Autor

E DUAN TË GJITHË/ Lotito ia del: Heq klauzolën në kontratën e Milinkovic-Savic

Isa.Autor

VAZHDON TË SHKRUAJË HISTORINË/ Nadal nuk njeh limite, triumfon për herë të 12-të

Delo.autor

Leave a Comment