Futboll Sport

KRITIKON ASHPËR NEYMAR/ Legjenda braziliane: Ai është i mbivlerësuar, nuk i meriton paratë e PSG

Brazili u mund në “Maracana” nga Argjentina, ndërsa u theksua shpejt se Messi fitoi duelin kundër Neymar. Në Brazil u përjetua si një tragjedi dhe gjithmonë kërkohen fajtorët. Në këtë rast, Neymar nuk diti si ta drejtonte ekipin drejt titullit. Lojtari i PSG është gjithmonë nën “lupë”, pavarësisht se sa bën. Disa ditë më parë ishte Romario, ai që kërkoi ndryshim të kursit në Federatën Braziliane të Futbollit, duke propozuar emrin e Guardiolës për ta drejtuar ekipin, duke marrë parasysh se cikli i Tite ka përfunduar.

Sot një bashkëkohës i Romario, Müller, shoku i tij si kampion bote më 1994, ka befasuar gjithashtu me disa deklarata për “Tuttomercatoweb”, në të cilat kritikon fort Neymarin. Për të, sulmuesi i PSG nuk është në mesin e të mëdhenjve dhe nuk do të jetë derisa të fitojë një “Top të Artë”: “Neymar është i mbivlerësuar. Nuk i meriton të gjitha paratë që pagoi PSG për të, sepse kurrë nuk e fitoi “Topin e Artë”. Sukseset e tij numërohen me gishtat e njërës dorë. Cristiano dhe Messi janë më të mirët, sepse e kanë treguar në fushë. Neymar vlerësohet më shumë jashtë fushës sesa në të”.

Luis Müller ishte i pranishëm në tri Kupa Bote me Brazilin dhe kishte momente të paharrueshme si goli që shënoi kundër Milanit me Sao Paulo, në finalen e Kupës Ndërkontinentale të vitit 1993.

Related posts

NUK BIND TEK CHELSEA/ Klubi anglez gati të largojë portierin më të shtrenjtë në botë

Delo.autor

ÇMENDET MILANI/ RAIOLA i ofron kuqezinjëve SUPER yllin e BOTËRORIT

Isa.Autor

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Coutinho thellon shifrat për “katalanasit”

Delo.autor

Leave a Comment