Futboll La Liga Sport

FRIKSOHET MILANI DHE CHELSEA/ REALI i gatshëm për ti rrëmbyer “YJET”

Merkato verore sapo është mbyllur, por janari vjen shpejt. Kështu mendojnë të paktën drejtuesit e Real Madrid, të cilët po përgatiten që tani për të përforcuar skuadrën në dimër. Pas një vere të qetë që përfundoi vetëm me mbërritjen e Mariano Diaz nga Lyon, Florentino Perez kërkon të bëjë goditjen e madhe sapo të rihapet merkato.

E për këtë, Presidenti i Real Madrid ka menduar të marrë dy lojtarë nga dy skuadra europiane që nuk luajnë në Champions League, për të pasur mundësinë që t’i aktivizojë lojtarët edhe në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Sipas “Don Balon” ka qenë vetë trajneri Julen Lopetegui që i ka kërkuar Perezit që të përpiqet të marrë nga Milani Patrick Cutronen. Ish-trajneri i Spanjës kërkon të ketë më shumë alternativa për sulmin dhe mendon që 20-vjeçari është njeriu i duhur për skuadrën e tij. Madje sipas portalit spanjoll, Lopetegui e ka ndjekur Cutronon që kur ishte 15 vjeç dhe ai drejtonte Porton në vitin 2014.

Emri tjetër në krye të listës është një “fiksim” i vjetër i trajnerit spanjoll. Bëhet fjalë për Marcos Alonso, mbrojtësin e krahut të majtë të cilin Lopetegui e kishte me sy të mirë edhe te Spanja. Për më tepër, lojtari i Chelseat shihet edhe si zëvendësuesi ideal i Marcelos, që gjithnjë e më shumë e mendon veten larg Madridit, i gatshëm për t’u ribashkuar me Ronaldon te Juventusi.

Por edhe nëse braziliani qendron dhe nuk largohet që në janar, duhet një alternativë për krahun e majtë të mbrojtjes, pasi pjesa e dytë e sezonit ëshë edhe më e vështira, ajo ku fitohen edhe titujt.

Related posts

RIKTHIMI TEK MILAN/ Ky është numri që do të mbajë në fanellë Ibrahimovic

F.autor

Tetë ndeshje me radhë, 11 gola – askush si Luis Suarez

Q.Autor

Nuk është vetëm PJANIC/ Barcelona dhe Man City kërkojnë një tjetër lojtar të Juves

Isa.Autor

Leave a Comment