Futboll Seria A Sport

KRIZË E THELLË FINANCIARE/ Arkat e Inter-it nuk janë ende të sigurta, klubi “Zikaltër” kërkon hua 400 milionë

Intteri prezantoi dy ditë më parë fanellën e parë zyrtare për sezonin 2021-’22 duke zbuluar edhe njërin nga sponsorët, “Lenovo”, që do të vendoset në shpinën e uniformave të lojës. Mbetet për t’u konkretizuar akordi me sponsorin kryesor, pas largimit të “Pirelli”-t.

Mund të jenë tre, për të arritur te shifra e kërkuar nga “Suning”: 30-35 milionë. Partneri në fjalë mund të jetë “Socios.com”, një agjenci kriptovalute, megjithatë nuk është arritur ende asgjë. Sipas raportimit nga mediat italiane, ka edhe ndërmarrje të tjera të interesuara për të marrë vendin e “Pirelli”-t (që nuk dëshironte të shkonte përtej 15 milionë eurove në sezon).

“Suning” mund të arrijë shifrën e kërkuar vetëm përmes hyrjes të tre sponsorëve: atë kryesorin (“Socios”?), “Lenovo”-n dhe një tjetër ende për t’u gjetur, që me shumë mundësi në fanellë do të zërë vendin në mëngë.

HUAZIM – Ndërkohë, grupi i Zhang Jindong po punon edhe për rifinancimin e huazimit prej 375 milionë eurosh në skadencë në vitin 2022. Lidhur me situatën ka shkruar ditën e djeshme edhe e përditshmja ekonomiko-sportive italiane “Il Sole 24 Ore”, sipas së cilës rreth 100 milionë nga kjo shifër është në duart e fondit “Oaktree”. Një hipotezë është një tjetër financim prej 400 milionë eurosh. Këshilltar për momentin është emëruar firma “Rothschild”.

Një tjetër përcaktim i “Sole” është ajo lidhur me ndryshimin e timonit të klubit. “Oaktree” mund të marrë kontrollin e Interit vetëm në rast se “Suning” nuk arrin të përmbushë brenda afateve të caktuara shumën e huazuar, por grupi nga Nankini po kërkon blerës të mundshëm ose partnerë në minorancë në vend të “LionRock Capital”. Kërkesat mund të zbresin krahasuar me atë të “BC Partners” të pranverës së kaluar, kur “Suning” kërkoi rreth 800 milionë euro për të lënë Interin të lirë.

Related posts

RUAN ECURINË/ Camara bën diferencën, Teuta bën liderin në Korçë (VIDEO)

Isa.Autor

Balaj dhe Roshi “takohen” me golin, Akhmat Grozny fiton miqësoren

Isa.Autor

Van Dijk kërcënon Real Madridin në pragë të finales

Sadik.Autor

Leave a Comment