Futboll Sport

ZYRTARE/ Vendoset fati i derbit, “dorëzohet” Partizani, të kuqtë u plotësojnë dëshirën tifozëve

Derbi i kryeqytetit, sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptar, do të zhvillohet në “Air Albania”. Klubi i Partizanit, si organizator i derbit të tretë sezonal, ishte në dilemë se ku do të organizonin sfidën me Tiranës, dëshira që kjo përballje të luhej në kompleksin e tyre të ri ishte e fortë, pavarësisht se klubi i Tiranës, FSHF dhe Policia e Shtetit ishin kundër. Në fund, Partizani iu dorëzua vullnetit të tifozëve, duke pranuar kërkesën e tyre që ky derbi të luhej në “Air Albania”.

Aaaaaaa

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Partizani ka bërë me dije se takimi me Tiranën do të luhet ditën e hënë, më 6 mars në orën 19:00: “Klubi zyrtarizon stadiumin “Air Albania” ku do të zhvillohet takimi Partizani – Tirana i vlefshëm për javën e 24 të Kampionatit. Duke parë interesimin e madh të tifozerisë së kuqe për të qenë sa më e shumtë prezent në këtë ndeshje të rëndësishme, klubi ka vendosur që ndeshja derbi të luhet në stadiumin “Air Albania”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të kuq.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ ATLETICOS/ Chiellini: Episodet vendosën ndeshjen, do të luajmë…

Delo.autor

RIVALËT NË “EURO 2020″/ Njihuni me rezultatet më të PAHARRUSHME dhe më ZHGËNJYESET të KUQEZINJVE

Isa.Autor

E PAPRITUR/ “Trondit” Ronaldo, refuzon ofertën për të qenë në “KLASIKE”

Isa.Autor

Leave a Comment