Futboll Sport

KUALIFIKIMI I ITALISË NË FINALE/ Mbrojtësi Bonucci: Bravo Donnarumma, kjo ishte sfida më e vështirë e karrierës

Leonardo Bonuçi e ka konsideruar ndeshjen kundër Spanjës si më të vështirën që ka luajtur në karrierën e tij. Mbrojtësi italian thotë se iberikët e vunë në vështirësi Italinë, por këta të fundit ia dolën që të reagonin dhe të tregoheshin të zotët duke shkuar në finale. Foli për faktin që Enrike nuk luajti me sulmues, por vlerësoi Donarumën dhe të tjerët që goditën penalltitë duke u treguar të hekurt dhe të qetë në zonë duke i shndërruar në gol. Mbrojtësi juventin zotohet se do t’u rikthejë italianëve diçka që u mungon prej vitesh.

SPANJA- “Ishte ndeshja më e vështirë që kam luajtur në karrierë. Komplimente Spanjës për atë që bëri në fushë, por ne treguam që dimë të vuajmë dhe të jemi heronj njëkohësisht. Donaruma bëri pritje të jashtëzakonshme dhe bravo atyre që goditën penalltitë. Ishte një fitore e vuajtur, por kur vuan, shijon më shumë”.

FILLIMI- “E dinim që mund të befasoheshim nga trajneri Enrike, sepse e ka bërë edhe më parë diçka të tillë gjatë karrierës. Luajtën pa një sulmues të deklaruar, por ia dolëm dhe tani të mendojmë të rikuperohemi sa më shpejt”.

FINALJA- “Kemi pak ditë për t’u rikuperuar. Është diçka e jashtëzakonshme kjo që po bëjmë. E dimë që duhet të jemi sërish me të njëjtën ide dhe me të njëjtën dëshirë në finale. Duhet t’u rikthejmë italianëve diçka që u mungon prej 50 vitesh”.

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ Real Madrid pranon ofertën e Juventusit për Cristiano Roanldon

Isa.Autor

SUKSESI NË LIGËN E KOMBEVE/ Kombëtarja e Kosovës mbyll fazën e grupeve si fituese e grupit 3 të Ligës D

Isa.Autor

Lamtumirë United, Ibrahimovic transferohet në SHBA

Sadik.Autor

Leave a Comment