Futboll Sport

KUALIFIKIMI NDAJ DANIMARKËS/ Ylli Kane dhe Sterling të sinqertë: S’ishte penallti…

Ne ishim me fat”. E thonë edhe ti fozët anglezë, përveçse edhe protagonistët në fushë. Po, sepse në kulturën angleze nuk ka kompromise të tilla me të vërtetën.

Edhe kampionët në fushë, kapiteni Herri Kejn dhe Rahim Sterling, aktorët direktë që përfituan prej vendimit të arbitrit Dani Makelie për të vërshëllyer penalltinë në shtesën e gjysmëfinales AngliDanimarkë në “Wembley”, e pranojnë se vendimi i kryesorit holandez ishte bujar.

KEJN – Njeriu që e dërgoi Anglinë në finalen e parë të një Europiani, Herri Kejn, pranoi për mikrofonat e televizionit “ITV” se goli i përmbysjes së britanikëve ishte një penallti shumë e lehtë. “Nuk mendoj se ishte një penallti”, tha Kejn pas ndeshjes. “Ishte një penallti shumë e lehtë”.

STERLING – Me një gjysmë zëri, por e pranon edhe Rahim Sterling, pavarësisht se njeriu që fitoi 11-metërshin tha në momentet e para të pasndeshjes se mendonte se ishte një penallti. “Unë hyra në zonë dhe ai zgjati këmbën e tij të djathtë. Por, për sa kohë topi hyri në rrjetë, kjo është ajo që ka rëndësi”, tha sulmuesi i Garet Sauthgejtit, i cili më pas e vlerësoi kështu ndeshjen me Danimarkën: “Ishte një paraqitje e shkëlqyer.

Ne duhet të sulmonim vazhdimisht. Ishte hera e parë që pësonim gol, por u përgjigjëm mirë dhe treguam shpirt të gare. E dinim që do të ishte e vështirë. Qëndruam të duruar dhe duke pasur freskinë fizike dhe agresivitetin që kemi në skuadër, do të shkonte gjithçka në rregull. Është një tjetër hap në drejtimin e duhur”.

Për sulmuesin e Mançester Sitit, tani është momenti për të menduar për Italinë: “Është një tjetër hap në drejtimin e duhur. Tani duhet të përqendrohemi për fundjavën. E dimë se çfarë do të thotë futbolli për këtë vend. Energjia, atmosfera… ishin fantastike. Tani kemi Italinë. Do të festojmë pak dhe pastaj do të përqendrohemi tek ata”.

Related posts

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Befason boksieri Fury: Mposht Wilder dhe brenda vitit mund…

Delo.autor

REZULTATET NË KOHË REALE/ Kanë startuar të gjitha takimet, Superiorja thotë “fjalën” e fundit

Sadik.Autor

SUPER MERKATO/ EVERTON zyrtarizon dyshen nga BARÇA dhe BERNARD

Isa.Autor

Leave a Comment