Futboll Kategoria Superiore Sport

“KUPAT E EUROPËS JANË MOTIVIM PËR ÇDO LOJTAR”/ Latifi: Arsyeja kryesore përse zgjodha Vllazninë ishte sepse…

Në vigjilje të ndeshjes së kthimit ndaj AEL Limasol, e  vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, nesër në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes përkrah trajnerit të Vllaznisë Thomas Brdariç, sulmuesi anësor Liridon Latifi i cili ka analizuar këtë takim:

Kupat e Europës – “Kupat e Europës janë gjithmonë motivim shtesë për lojtarin. Po e shijoj mirë, shpresoj që të vazhdojë ky ritëm me fitore dhe duke kaluar këtë raund, që do të jetë shumë i rëndësishëm për ne.”

Kualifikimi – “AEL është i kalueshëm, por duhet të jemi shumë të përqendruar. Shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë, sepse ata janë një ekip me lojtarë individualistë shumë të mirë, mund të na dënojnë shumë lehtë. Ne jemi një grup shumë i fortë, kemi një staf shumë të mirë. Shpresoj t’ia arrijmë qëllimeve tonë dhe ashtu si e ka përgatitur trajneri taktikisht, të ecë ndeshja.”

Dëmtimet – “Kemi pasur probleme atje. Jo vetëm unë, por edhe 3-4 lojtarë të tjerë. Besoj se të gjithë janë mirë, sepse ka kaluar një javë. Besoj se të gjithë do të jemi në rregull dhe të gatshëm për ndeshje.”

Këshilla për shokët – “Kam biseduar me shumë lojtarë, jam munduar të jap sadopak eksperiencën që kam. Duhet të jemi shumë të përqendruar dhe me një komunikim mjaft të lartë, shumë më të lartë se në kampionatin shqiptar.

Zgjedhja për Vllazninë – “Ishin bindjet e presidentit, por një nga arsyet kryesore ishte edhe trajneri, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, siç e dinë të gjithë.”

Ndeshja ndaj AEL-it – “Shpresoj ta mbarojmë pa kohë shtesë. Ne duhet të shënojmë dy gola, por nuk i dihet. Edhe nëse shkojmë në shtesa, do të japim maksimumin për t’u kualifikuar.”

Goli – “Shpresoj ta gjej rrugën e golit. Do të jetë shumë mirë për mua, por edhe për gjithë skuadrën“, përfundoi sulmuesi anësor i skuadrës shkodrane”, përfundoi Liridon Latifi.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Morata transferohet në Spanjë, ja shuma që do të përfitojë Chelsea

Delo.autor

Flet talenti që refuzoi Shqipërinë: Nuk jam shqiptar, jam shqiptar i Kosovës. Aty kam më shumë…

Q.Autor

KANË GJAK SHQIPTAR/ Arbëreshët na emocionojnë sërish, ja banderola e shpalosur në SHQIP

Isa.Autor

Leave a Comment