Futboll Kategoria Superiore Sport

“KUSH ËSHTË I RADHËS?” Tirana bën postimin enigmatik dhe çon në delir tifozët “bardheblu” (FOTO)

Ka kohë që flitet për një rikthim të sulmuesit Majëkll Ngo tek Tirana, ndërkohë klubi ka arritur dhe marrëveshjen me lojtarin, por ende nuk është zyrtarizuar asnjë lëvizje.

Tirana ka menduar të karikojë tifozët me një postim enigmatik në rrjetet sociale duke lajmëruar dhe në një farë mënyrë mbërritjen e një tjetër lojtari në radhët e bardhebluve. Vetë faqja zyrtare e klubit në “Facebook” ka shpërndarë një foto të futbollistëve bardheblu me kurorën e titullit në kokë ku shkruan “Kush është i radhës”, duke ju referuar një transferimi që shumë shpejt mund të bëhet zyrtar.

Pikërisht mund të jenë ditët që Ngo mund të ribashkohet me skuadrën që fitoi dhe titullin kampion dy vite më parë dukë bërë dhe protagonistin me 13 gola të realizuar në Superiore atë sezon. Postimi është pritur mirë dhe nga tifozët bardheblu  të cilët nuk ngurojnë të shprehin dëshirën e mbërritjes së sulmuesit 28-vjeçar dhe një herë tjetër në kryeqytet.

Related posts

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Vdes në moshën 76-vjeçare ish-kampioni i botës me Anglinë… (FOTO)

Delo.autor

Duka zgjidhet për herën e 5-të në krye të FSHF-së, reagon Federata serbe, spanjolle dhe çeke (FOTO)

Q.Autor

SKENË E TURPSHME VJEN NGA KAMPIONATI SERB/ Shikoni si lojtari injoron “fair play” dhe shënon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment