Futboll Seria A Sport

“LARGIMI I CONTES MË BEFASOI”/ Mbrojtësi Skriniar: Duam të fitojmë përsëri titullin kampion këtë sezon

Milan Shkrinjar është një ndër lojtarët kyç të Interit duke qenë titullar i padiskutueshëm në mbrojtje vitet e fundit.

Në një intervistë për ‘’Gazzetta Dello Sport’’, sllovaku u ndal të fliste për disa tema aktuale në shtëpinë zikaltër si largimi i Kontes, ardhja e Simone Inzagit apo për shokët e skuadrës nga Barela tek rasti i Eriksen.

‘’Dua të fitojmë një tjetër kampionat këtë sezon, dhe pse nuk do të jetë e lehtë. Shpresoj gjithashtu të bëjmë mirë në Ligën e Kampionëve.

Largimi i Kontes më befasoi, por jemi të përqendruar në të ardhmen. Padyshim pas fitimit të titullit dëshira ishte të qëndronte, por Konte bëri zgjedhjen e tij dhe ne e falënderojmë për dy vitet e kaluar me ne. Simone Inzagi është i përgatitur dhe i nivelit të lartë, duam gjithashtu të arrijmë rezultate të mira me të’’, tha Shkrinijar.

Ndërsa për shokët e skuadrës, sllovaku u shpreh: ‘’Jam shumë i lumtur që Italia triumfoi në Europian dhe Barela me Bastonin do të rikthehen për të na ndihmuar. Rastin e Eriksenit po e ndiqja live në televizor dhe kisha shumë frikë me thënë të drejtën. Ndërsa sapër Hakimin do të më mungojë shumë, por ka të tjerë gati duhen hedhur sytë nga tregu’’, e mbylli fjalën e tij mbrojtësi zikaltër.

Related posts

Humbet buzëqeshja në kampin korçar, te Skënderbeu kanë probleme me…

Sadik.Autor

Milan do të marrë 20 për qind, të transferimit për Simone Verdi

Sadik.Autor

TRONDITET MERKATO/ Po kryhet shkëmbimi i madh mes MILANIT dhe PSG

Isa.Autor

Leave a Comment