Futboll Premier League Sport

SHISHJA “MAGJIKE” E KLOPP/ Konspiracioni që “BEKOI” golin e Firminos (FOTO+VIDEO)

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, nuk arriti t’i përmbajë emocionet e tij pas golit të barazimit të përkohshëm 1-1 ndaj Manchester City, shënuar nga Roberto Firmino, teksa nxori nga xhepi i xhupit një shishe plastike me ujë, që për të duket se ishte magjike, fatsjellëse (megjithëse në fund të 90 minutave nuk rezultoi kështu).

Pasi sulmuesi brazilian barazoi rezultatin për “Reds” në minutën e 64-t, trajneri gjerman, duke mos ditur se si të festonte, vendosi të nxjerrë shishen e ujit nga xhepi i xhupit të tij.  Pastaj, ai filloi ta “lëmojë” në mënyrë të çuditshme objektin plastik, sikur të ishte një send me vlerë fetare apo fatsjellës.

Tifozët reaguan në Twitter mbi këtë veprim të Klopp, duke komentuar: “Çfarë vlere kishte ajo shishe uji, sa të mbytej në të Klopp?” Ndërsa një tjetër tifoz ka komentuar: “Klopp e feston barazimin 1-1 të Liverpool me atë shishe uji… Ndoshta kjo, do të jetë e vetmja gjë, që ai do ta mbajë me vete deri në fund të sezonit”.

Në fakt, një veprim i tillë nuk është i ri në Premier League. Jose Mourinho ishte përfshirë në një festim të çuditshëm me shishe uji, më herët, gjatë sezonit, duke përplasur përtokë shishet e ujit të skuadrës së tij, pasi Marouane Fellaini shënoi kundër Young Boys.

Related posts

OPERACION PAS DËMTIMIT/ Mesfushori Grezda rrezikon të mbyllë sezonin

Delo.autor

PAS DY VITESH PUSHIM/ Piloti Alonso: Ndryshova stilin tim të pilotimit për t’u rikthyer në Formula 1

Delo.autor

TALENTI HAALAND DREJT LARGIMIT/ Dortmund “piketon” zëvendësuesin, kërkon të marrë ish-sulmuesin e Milan…

Delo.autor

Leave a Comment