Futboll Seria A Sport

“LAZIO DO TË PËRFORCOHET GRADUALISHT”/ Igli Tare: Prezantimi i Sarrit? Do të flas me presidentin dhe…

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka qetësuar tifozët e skuadrës duke u shprehur se klubi po punon për përforcimin gradual të skuadrës e cila pritet të jetë kompetitive sezonin tjetër.

Me afrimin e Mauricio Sarrit si trajner, tek Lacio janë rritur ndjeshëm dhe pretendimet, por çdo gjë do të bëhet brenda kufijve financiarë. Pandemia ka goditur shumë futbollin, ndër to dhe kryeqytetasit, të cilët më parë kanë punuar shumë në tregun e shitjeve, por rënia e ekonomisë i ka detyruar të rrudhin shpenzimet. Pikërisht për këtë arsye, Tare u mundua të qetësojë tifozët duke u shprehur:

‘’Për afrimet e reja duhet të zgjidhim më parë problemet që kemi, më pas mendoj se ekipi do të përforcohet gradualisht në bazë të nevojave në repartet e caktuara.

Prezantimi i Sarrit? Të dielën do të vendosim me presidentin nëse do ta lëmë në Romë apo në Auronzo’’, tha Tare.

Lacio po përgatitet për grumbullimin e saj veror në Auronzo di Kadore nga data 10 korrik deri në 18 korrik, teksa pritet të bardhekaltrit të luajnë miqësoren e parë pikërisht ndaj Auronzos në datën 17 korrik.

Related posts

Xherdan Shaqiri largohet nga Stoke City, ky është çmimi?

Sadik.Autor

RONALDO I RI ÇMEND MILANIN/ Kurrë nuk kam dashur të LARGOHEM, por më…

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester United ringjallet kundër Tottenham, CR7 rishkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment