Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Conference League: Mbyllet ndeshja Universitatea Craiova-Laçi. Rezultati 0-0

Laçi do të kërkojë të bëjë historinë përballë rumunëve të Universitatea Krajova, në sfidën e kthimit për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Kurbiansit shkojnë të avantazhuar në këtë ndeshje pasi arritën të triumfonin në sfidën e parë me rezultatin 1-0. Laçi duhet të bëjë një paraqitje pozitive dhe të japë gjithçka në fushë, nisur dhe nga gjendja e jo e mirë psikologjike e kundërshtarit.

Fill pas humbjes me Laçin, presidenti i klubit rumun shkarkoi trajnerin Uzunidis, së bashku me stafin, ku pjesë e tij ishte dhe shqiptari Bledar Kola. Trajneri Shpëtim Duro do të hyjë me synimin e vetëm kualifikimin, gjë të cilën e pasqyron dhe formacioni i kurbinasve, një formacion sulmues dhe aspak mbrojtës.

 

Universitatea Krajova-Laçi 0-0

MINUTË PAS MINUTE

96′ Duro tenton të fitojë kohë, nxjerr nga loja Mazrekajn për Zylfiun dhe Ardit Deliun për Arber Deliun.

94′ Shpëton mrekullisht Laçi! Krajova provon rrezikshëm me një goditje dënimi por gjuajtja përfundon jashtë.

93′ Tjetër zëvendësim për Laçin, Guindo lë fushën e lojës në vend të tij Prengaj.

91′ Çfarë pritje bën Alen Sherri. Portieri i vëmendshëm grushton një top të ardhur nga jashtë zone.

91′ Gjyqtari katërt akordon 7 minuta shtesë.

90′ Minutat e fundit të ndeshjes, kurbinasit të vendosur të gjithë në mesfushën e tyre për të mbrojtur rezultatin.

87‘ Zëvendësim në radhët e Laçit, lë fushën e lojës Zarubica, vendin e tij e zë Klinti Qato.

82′ Mazrekaj bën gjithçka mirë në krahun e djathtë, pason bukur për Lushkjen, por gjuajtja e këtij të fundit devijohet.

76′ Probleme për Deliun, mesfushori goditet fort me top në kokë dhe shtrihet në fushë.

72′ Skuadrat bëjnë pushim të shkurtër. Lojtarët përfitojnë të pinë ujë për të mposhtur vapën.

65′ Perfekt kapiteni i Laçit, Ignjatoviç. Mbrojtësi largon një top të rrezikshëm në mbrojtjen e kurbinasve.

58‘ Çfarë kundërsulmi Laçi. Kurbinasit zbresin mirë në krahun e majtë, por Guindo gabon gjithçka në pasimin e fundit.

52‘ Zarubica bën mirë gjithçka, pason bukur në zonë për Guindon, por sulmuesi godet keq dy herë duke mos u besuar syve.

46′ Starton pjesa e dytë, Laçi në kërkim të kualifikimit historik.

45′ Mbyllet pjesa e parë! Laçi mbron mjaft mirë rezultat, kurbinasit vetëm një pjesë larg kualifikimit në turin e tretë.

44’ Portieri i vendasve gabon kontrollin e topit dhe i dhuron një goditje këndi kurbinasve, në ekzekutimin e saj, Guindo gjuan në portë, por sheh sferën të devijohet mbi traversë.

35′ Fantastik Alan Sherri! Portieri mban në lojë kurbinasit me pritjen spektakolare ndaj sulmuesit rumun.

32′ Mazrekaj provon bukur nga krahu. Shpërthimi i sulmuesit në krah është një rast i mirë për Laçin, por pasimi i kosovarit përfundon në duart e portierit kundërshtar.

31′ Zarubica provon të dalë bukur në krah, por ideja e tij kuptohet dhe mbrojtësit e Krajovës mbyllin aksionin.

24’ Mazrekaj gjuan në portë nga një goditje dënimi, sfera përfundon në duart e portierit.

22’ Rast i pabesueshëm për Laçin, pas një harkimi nga e djathta. Sfera shkon te Malota në shtyllën e dytë me mbrojtësin që devijon por që nuk arrin të çojë sferën në rrjetë.

20’ Guibndo rrëzohet në zonë nga një mbrojtës i vendasve, por gjyqtaria bën shenjë që loja të vazhdojë.

10’ Velija ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë, pas një faulli në mesfushë.

8’ Aksion i mirë i Laçit me shumë pasime, sfera shkon te Roganoviç i cili në hyrje të zonës nga e djathta tenton portën, por sfera përfundon në duart e portierit vendas pa u devijuar nga asnjë prej kurbinasve.

4’ Radoiu mundohet të gjuajë në portë pas një pasimi nga e djathta, sfera bllokohet nga mbrojtësit kurbinas dhe Guindo i kthyer mbrapa largon rrezikun.

1’ Nis ndeshja në Krajova me shkelmimin nga qendra të Guindo për kurbinasit.

Related posts

“ORIGI ËSHTË NJË DJALË I MREKULLUESHËM”/ “Shpërthen” Klopp: Njerëzit nuk shohin futboll aq sa duhet…

Delo.autor

MANCHESTER CITY REFUZON OFERTËN/ Kampionët e Bundesligas rrit shifrën me 90 milionë euro për yllin…

Delo.autor

LUAJNË NË TRE FRONTE/ Kalendari është problemi i REALIT, por zgjidhja quhet…

Isa.Autor

Leave a Comment